Lajme
Kolona të gjata të mërgimtarëve edhe në Kosovë
Pritjet më të gjata janë kryesisht në pikë-kalimeve kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, ku bashkatdhetarët kanë pritur deri në 4 orë
Gjatë dy ditëve të vikendit, janë krijuar kolona të gjata deri në tri kilometra në pikëkalimet që lidhin Kosovën dhe Serbisë, raporton Departamenti i Policisë Kufitare të Kosovës. Kolonat janë krijuar në kufirin e Merdares dhe të Dheu i Bardhë, derisa në Muqibabë e Mutivodë ka më pak pritje.
Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, në kufirin e Merdares është shtuar edhe një korsi shtesë e kontrollit, me qëllim që të shpejtohet kalimi i mërgimtarëve, por procesi po ecë më ngadalë në anën e Serbisë.
“Deri të krijimi i kolonave ka ardhur si rezultat i fluksit të madh të automjeteve, por edhe i problemeve, procedurave qe aplikon pala serbe me plotësimin e formularëve hyrje-dalje gjatë kalimit kufitar”, njofton Policia e Kosovës.
Njëkohësisht Policia apelon tek qytetaret që mundësisht të shfrytëzojnë edhe pikë kalimet tjera kufitare, si atë në Mutivode dhe Muqibabës, pasi që atje kohëzgjatja e kontrollit kufitar është normale.
“Edhe në këto pikë kalime kufitare aplikohen – kalohet me dokumentacionet e njëjta si në pikat tjera kufitare”, njofton policia.
Ndryshe, pritjet më të gjata janë kryesisht në pikë-kalimeve kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, ku bashkatdhetarët kanë pritur deri në 4 orë. Ndërsa sa i përket pikë-kalimit kufitarë në Mutivodë, në dalje pritjet janë të shkurtra në kohëzgjatje normale prej 10-20 minutave.
“Kohëzgjatja e pritjeve në pikë-kalime kufitare po ndryshon varësisht prej frekuentimit të automjeteve, frekuentim ky i cili gjatë vikendit është më i theksuar dhe kjo kryesisht ka ndikuar në krijimin e pritjeve”, thuhet më tej në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












