Sport
Kombëtarja e Kosovës, miqësore me Werderin e Bremenit
Të premten e javës së ardhshme, më 27 mars, klubi futbollistik Werder nga Bremeni që bën gara në bundesligën gjermane do të zhvillojë një ndeshje testuese me formacionin kombëtar të Kosovës. Siç është bërë e ditur të mërkurën, ndeshja do të jetë e karakterit miqësor dhe do të fillojë në orën 18.30 në stadiumin Eintracht në Nordhorn.
Për përfaqësuesen kosovare, ndeshjet miqësore janë deri më tash mundësitë e vetme për të luajtur futboll në raporte ndërkombëtare, për faktin se ajo ende nuk është njohur si anëtare me të drejta të plota në Fifa dhe në Uefa, shkruan portali i Radio Bremenit..
Nga ana tjetër werder Bremen synon që të shfrytëzojë këtë test ndërkombëtar që të ruajnë ritmin e lojës, përkundër pauzës dyjavore që e ka në Bundesligë.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur të refuzojë iniciativën popullore që kërkon që vendi t’i bashkohet... -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane











