E-Diaspora
Komiku i ri shqiptar që fascinon Zvicrën
Faqja e Bendritit në internet ndiqet nga afro 100 mijë fansa, gjë që e bën të riun 18 vjeçar yll të gjeneratës së tij
Spontanisht e ka incizuar një video të shkurtë me një satirë dhe e ka postuar në faqet e tij në rrjetet sociale. Videoja është pëlqyer dhe shpërndarë aq shumë sa që ka shtyrë Bendrit Bajrën të bëjë edhe qindra video të tjera.
Kështu, ai është bërë personazh shumë i famshëm në Zvicër. Me tregime të shkurtëra të cilat i xhiron në video e më pas i poston në internet, 18 vjeçari shqiptar që jeton në Cyrih, aktualisht në faqen e tij ka afro 100 mijë ndjekës të cilët e kanë shndërruar atë në një yll të gjeneratës së tij.
“Deri më tash i kam afro 100 mijë fansa që përcjellin faqen time dhe shikojnë videot e mia. Të rrallë janë ata që kanë në Zvicër kaq shumë fansa. Kjo më bën të ndjehem shumë i lumtur dhe më jep vullnet për të punuar edhe më shumë në të ardhmen”, ka thënë Bendriti për albinfo.ch.
Ideja për të filluar me këto video, sipas tij ka filluar spontanisht, por duke e parë interesimin e miqve në rrjete sociale, ai ka vazhduar të bëjë edhe me qindra video të tjera. Satirat humoristike të djaloshit nga Gjilani janë të shkurtëra dhe përmbajnë tema nga përditshmëria e jetës në Zvicër.
“Inspirohem nga temat e përditshme, nga ato që i dëgjoj çdo ditë apo i shohim në rrethin dhe vendin ku jetojmë”, është shprehur ai, duke shtuar se me humor është marrë që nga mosha shumë e vogël.
Faqen dhe videot e tij satirike nuk e vizitojnë vetëm shqiptarët, por njerëz nga e gjithë bota që e njohin gjuhën gjermane.
Bendriti e ka filluar këtë aktivitet vetëm për të zbavitur veten dhe miqtë e tij në internet, por tani që videot janë bërë të kërkuara ai thotë se edhe përfiton nga to.
Komiku shqiptar ka kërkesa edhe për emisione në TV apo radio zvicerane, por ai kërkon të presë momentin e duhur për t`u shfaqur sa më mirë para publikut. Në ëndrrat e tij është të realizojë një serial televiziv.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Zvicra nisë një fushatë parandaluese: kontakte të dobishme në rast dhune -
Bashkimi familjar në Gjermani: Sa ishin nga Kosova e Shqipëria -
Zvicra dhe Kosova drejt një epoke të re ekonomike -
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara
Jeta në Zvicër
-
Nga 1 janari, do të jetë e mundur të plotësohen boshllëqet në kontributet për shtyllën e 3-të Ndërsa pensioni privat mirëpritet nga shumica e popullsisë zvicerane, një risi e rëndësishme së shpejti do... -
Shërbimi vullnetar zviceran i transportit të njerëzve sjell 9,100 njerëz të sigurt në shtëpi -
Fishekzjarrët e Vitit të Ri janë të rrallë në Zvicër -
Zvicra Jugore më e prekura nga gripi -
Shumë fillestarë punojnë si instruktorë skijimi, por pak janë të certifikuar












