Shkurt.ch
Komisioni për siguri i thotë po blerjes së aeroplanëve
14 anëtarë votuan pro blerjes së aeroplanëve luftrakë "Gripen,, 9 kundër dhe dy abstenuan
Komisioni për sigurinë politike i Dhomës Nacionale të parlamentit të Zvicrës është përcaktuar me shumicë votash në të mirë të blerjes së 22 aeroplanëve luftarakë suedezë, “Gripen”. 14 anëtarë votuan pro, 9 kundër dhe dy abstenuan, ka njoftuar kryetarja e komisionit, deputetja nga SP/PS, Chantal Gallade.
Në muajin prill po ky komision, e kishte shtyrë vendimin për miratimin e blerjes, me arsyetimin se i mungonin informacionet. Për këtë arsye ai kishte paraqitur një sëre kushtesh që duheshin plotësuar, si fjala vjen, garanci të ndryshme që duheshin përfshirë në marrëveshjen për blerje me Suedinë.
Ndërsa Dhoma e Kantoneve, nga ana tjetër në sesionin pranveror të parlamentit kishte votuar me diferencë të ngushtë në favor të blerjes së aeroplanëve, por, në mungesë të një vote, votimi nuk ishte i plotfuqishëm.
Zvicra, sipas marrëveshjes, për aeroplanët suedezë duhet të paguajë 3.126 miliardë franga.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Zvicër
-
Rritet blerja e armëve në Zvicër, sport apo nevojë për siguri? Numri i lejeve për blerjen e armëve është rritur ndjeshëm në vitin 2025... -
Hetim penal pas aksidentit me teleferik -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër










