Kosova
Kompani të fuqishme evropiane pritet të vijnë në Ballkan
Sidoqoftë, për t’u bërë kjo zhvendosje, ekonomistët thonë se është thelbësore të përmirësohet qeverisja, arsimi dhe infrastruktura e transportit në rajon
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia ka të ngjarë të përfitojnë nga trendi i zhvendosjes së kompanive evropiane nga tregu aziatik në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kjo thuhet në një raport të Institutit të Vjenës për Kërkime Ekonomike Ndërkombëtare.
Raporti ofron shembuj të cenueshmërisë së zinxhirit botëror të furnizimit gjatë pandemisë, si është mungesa e pjesëve për industrinë e automobilave dhe furnizimet medicinale.
Në funksion të tregtisë botërore, zhvendosja e prodhimit nga Azia në vendet e dikurshme të industrializuara, tashmë një dekatë ka filluar të zbatohet.
Siç pretendojnë ekonomistët në Institutin e Vjenës për Kërkime Ekonomike Ndërkombëtare, ky fenomen do të intensifikohet ndjeshëm pas pandemisë COVID-19 në Evropë.
Studimi ka përfshirë anëtarët e odave ekonomike të Ballkanit Perëndimor. Ata vlerësuan se çfarë do të thotë ky ndryshim për Kosovën, Shqipërinë, Bosnjën e Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.
“Ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të përfitojnë vërtet nga kjo, por atyre do t’u duhet të ndërmarrin hapat e duhur politikë”, thotë raporti, përcjell Telegrafi, transmeton Albinfo.ch.
Dy hulumtime të realizuara midis kompanive gjermane, të përmendura në raport, tregojnë se një skenar i tillë është i mundur.
Pothuajse gjysma e kompanive theksuan se optimizimi i kostos dhe diversifikimi i rrezikut janë arsyet kryesore për një zhvendosje të mundshme. Dy faktorët e fundit demonstrojnë ndikimin negativ të pandemisë dhe gatishmërinë për të reduktuar zinxhirët e furnizimit dhe vendet industriale.
Nëse marrim investimet e huaja të Gjermanisë në të gjithë botën, midis viteve 2010-2019, ato ishin 1.7 trilion euro. Për të njëjtën periudhë, 2.5 miliardë euro janë investuar në vendet perëndimore. Kjo do të thotë se ka shumë hapësirë për të rritur investimet në rajon.
Studimi rekomandon një ndryshim thelbësor në mjedisin e investimeve përveç kapërcimit të deficiteve afatgjata, si keqmenaxhimi dhe paqëndrueshmëria politike.
“Tatimet dhe kostot e ulëta të punës nuk luajnë më një rol vendimtar. Mbi të gjitha, investitorët e huaj kanë nevojë për një forcë pune dhe infrastrukturë të mirëkualifikuar”, vijon studimi.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit









