Lajme
Kompania e autobusit të aksidentuar: Vetëm tre persona të lënduar në Gjermani
Kompania e autobusit të aksidentuar “Dubova Reisen” ka konfirmuar se autobusi i saj me udhëtarë nga Kosova u përfshi në një aksident në Gjermani, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
Sipas njoftimit të kompanisë, vetëm tre pasagjerë kanë pësuar lëndime të lehta.
“Fatmirësisht, pasagjerët janë mirë, vetëm tre nga ta janë me lëndime të lehta për shkak të dëmtimit të xhamave. Aksidenti ndodhi rreth orës 00:30. Autobusi ishte në trasen e tij, një makinë ka ardhur nga e majta, nga ana e shoferit, duke ia humbur drejtimin”, deklaroi për medait e Kosovës, përfaqësues i Dubova Reisen.
Megjithatë, sipas raportimeve të mediave gjermane Rosenheim24 dhe Bild, duke cituar policinë gjermane, numri i të lënduarve është më i madh, 30 persona në total, prej të cilëve gjashtë janë në gjendje më të rëndë dhe janë dërguar në spital. Të tjerët kanë marrë trajtim mjekësor për lëndime më të lehta.
Autobusi me rreth 50 pasagjerë ishte nisur drejt Mynihut kur u përplas me një kamion të ngarkuar me perime në autostradën A8, afër Irsshenbergut. Sipas policisë, shoferi i autobusit, një shtetas slloven 49-vjeçar, nuk arriti ta shmangte përplasjen në kohë, ndërsa kamioni drejtohej nga një polak 47-vjeçar.
Për pasojë, autoritetet gjermane mbyllën për afro dy orë segmentin e autostradës ku ndodhi aksidenti.
Lexoni po ashtu:
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41










