Lajme
Kompania Gjermane hap 200 vende punë në Prishtinë
Kryetari Spend Ahmeti tha se synim strategjik i Komunës së Prishtinës është që ajo të shndërrohet në qendër të shërbimeve “out – source”
Kompania gjermane e thirrjeve “Deutsche Post DHL grup” ka hapur zyrtarisht përfaqësinë e vet në Prishtinë “IQ – to – Link” duke punësuar menjëherë 200 punëtorë. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se synim strategjik i Komunës është që ajo të shndërrohet në qendër të shërbimeve “out – source”.
Përfaqësuesi kompanisë “IQ-to-Link ” gjermani Jens Reichenbach tha se qëllimi fillestarë tani më është arritur, janë punësuar mbi 200 kosovarë të grupmoshave të ndryshme, dhe se ky aktivitet do ta zgjerojë edhe në rajon.
“Kjo kompani do të zgjerohet për mbi 430 vende të punës. Fazën përgatitore tani më e kemi përfunduar me punësimin e mbi 230 punëtorëve. Arsyeja e hapjes së kompanisë sonë në Kosovë është potenciali I madh që ka rinia Kosovare sa I përket njohurive të gjuhës Gjermane dhe përgjithësisht gjuhëve të huaja”, deklaroi ai.
Sipas Jens Reichenbach,kompania “IQ-to-Link” synon që përmes punësimeve të mbi 400 kosovarëve t’u ofrohen shërbime konsumatorëve nga tërë Evropa.
Komuna e Prishtinës përmes Ndërmarrjes Publike Banesore i ka ofruar kushtet që kjo kompani gjermane t’i hap këto vende të punës në Prishtinë, e jo në ndonjë vend tjetër të regjionit.
Sipas Shpend Ahmetit pagat që kjo kompani ndanë punëtorëve të saj, e të cilat kalojnë mbi mesataren e shërbyesve civil dhe të sektorit privat, pos që ndihmojnë mirëqenien e familjes së tyre kontribuojnë edhe në rritjen ekonomike të komunës së Prishtinës.
Ahmeti tha se do t’u krijohen kushte edhe kompanive të tjera që janë të interesuara për nënkontraktimin e shërbimeve pasi që në Komunën e Prishtinës ekziston një potencial i madh i të rinjve që do të punësoheshin në këto kompani.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern













