Lajme
Kompania kosovare “mbathë” ushtrinë dhe policinë serbe
Mbathjet nga kompania “Solid” e Suharekës janë të dedikuara për Policinë dhe Ushtrinë e Serbisë, thotë Dragisha Misinoviq, drejtori i fabrikës “Obuqan” në Beograd
Njëra nga fabrikat më të suksesshme në Kosovën e pasluftës që merret me prodhimin e mbathjeve “Solid” nga Suhareka, produktet e saj po i plason edhe në tregjet evropiane. Ndërsa së fundit ka arritur marrëveshje edhe me Republikës e Serbisë për eksportimin e këpucëve, për Policinë dhe Ushtria serbe.
Drejtori i fabrikës “Obuqan” në Beograd, Dragisha Misinoviq ka ardhur në Suharekë që të blejë këpucë e çizme që prodhohen në fabrikën kosovare “Solid”. Edhe pse ai nuk dëshiron të deklarohet se këto mbathje janë të dedikuara për Policinë dhe Ushtrinë e Serbisë, ai pranon se janë të dedikuara për Ministrinë e Punëve të Brendshme të Shtetit të tij.
“Mallrat e ‘Solidit’ janë shitur mirë në tregun tonë. Nuk kisha pasur dëshirë që të politizohet çështja, por mund t’iu them se mallin të cilin do ta blejmë është i dedikuar për Ministrinë e Punëve të Brendshme”, thotë Misinoviq për RTK.
Po ashtu edhe drejtori i fabrikës së këpucëve në Vrajë, Radir Novkoviq, bën shpesh porosi për këpucë në këtë fabrikë në Kosovë.
“Menjëherë pas luftës ne kemi nisur bashkëpunimin me fabrikën Solid. Në fillim e kishim pak të vështir për shkak të rrethanave të pasluftës, por që nga atëherë e deri më sot kemi qarkullim vjetor prej 500 mijë eurosh dhe jemi shumë të kënaqur me mallin nga Kosova”, thotë Novkoviq.
Ndërsa pronari i kompanisë “Solid” thotë se Shefqet Kuqi, kanë pasur bashkëpunim para luftës, por ishin rrethanat që e ndërprenë bashkëpunimin.
“Unë kam pasur bashkëpunim para luftës, por për shkak të luftës nuk ka ardhur deri tash. Deri më tani kanë marrë këpuca përmes një italiani, është dashur një italian që të na ndërmjetësoj dhe të na njoftojë”, ka thënë pronari i kompanisë “Solid”.
Ndryshe, kjo kompania nga Suhareka ka reaguar pas lajmit, se kjo kompani prodhon këpucë për policinë dhe ushtrinë serbe.
Në reagimin e saj, kjo kompani demanton një lajm të tillë, duke thënë se “Solid” është i shtrirë gjerësisht në tregun e Serbisë dhe ka eksportuar produkte deri në vlerë mbi 300 mijë euro, por nuk qëndron konstatimi se prodhon këpucë për ushtrinë dhe policinë serbe.
E-Diaspora
-
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë Shembull i suksesit të diasporës, Julia Karabolli lidh Harvardin me institucionet shqiptare... -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?













