Integrimi
Kompania me Ardian Gjeloshin shef bordi, vendoset në “Paradeplatz” të Cyrihut
“Crowdhouse AG” është ofertuesi kryesor i Zvicrës në menaxhimin e investimit të pasurive të patundshme. Ndërmarrja ka mbi 60 punonjës ndërsa vëllimi i transaksioneve të realizuara nga ajo deri tash kalon 400 milionë frangat
Në sheshin më në zë të Cyrihut, në Paradeplatz, aty ku kanë selitë e tyre historike bankat më të mëdha të Zvicrës dhe hotele luksoze, nga fillimi i marsit ka vendosur rezidencën e vet kompania Crowdhouse, në krye të së coilës është Ardian Xheloshi. Kjo kompani e themeluar në vitin 2015, një vit më vonë, në vitin 2016 ka marrë çmimin “Swiss Fintech Newcommer Award”, përcjell albinfo.ch
Sic raporton presseportal.ch ajo gëzon tashmë një reputacion shembullor në fushën ku punon, transmeton albinfo.ch albinfo.ch. Ndërsa kjo fushë “Fintech” (teknologji financiare) është e re edhe në Zvicër.
“Crowdhouse AG” është ofertuesi kryesor i Zvicrës në menaxhimin e investimit të pasurive të patundshme. Ndërmarrja ka mbi 60 punonjës ndërsa vëllimi i transaksioneve të realizuara nga ajo deri tash kalon 400 milionë frangat. Aksionare strategjike ka bankën “Luzerner Bank”, me një traditë mbi 160 vjeçare
Ardian Gjeloshi, bashkëthemelues dhe kryetar i Bordit të Drejtorëve i “Crowdhouse AG” me këtë rast thotë: “Ne në këtë ndërtesë mumd t`u ofrojmë hapësirë edhe ndërmarrjeve tjera ambicioze Fintech dhe duam t`i mbështesim ndërmarrësit e rinj, transmeton albinfo.ch. Ne jemi të bindur se zhvillimi i teknioligjisë është i pandalshëm dhe për këtë arsye sinergjitë duhet jo vetëm të shfrytëzohen por edhe të promovohen”.
Hapësirën në Paradeplatz, “Crowdhouse AG” e ndan me fituesen e vitit 2017 të “Swiss Fintech Newcommer Award”, ndërmarrjen “Proxeus” me të cilën ndan edhe fushën e veprimtarisë.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar















