Kosova
Kompania nga Kosova, me investim milionësh në Ulqin
Arbër Kryeziu, biznesmen i njohur nga Kosova, është drejtuar për në Ulqin me investimet e tij. Kompania e tij “Royal Company” do të investojë mbi 40 milionë euro në mënyrë që ish-hoteli “Jadran” të marrë një pamje tjetër, shkruan Telegrafi, përcjell albinfo.ch.
Të premten në Podgoricë u nënshkrua edhe aneksi IV i kontratës për mega projektin që parasheh të jetë një nga hotelët më luksozë në bregdetin e Malit të Zi. Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit, tha se shteti që ai drejton është i hapur për investime. “Jemi shumë të gëzuar që edhe rajoni e ka një vullnet të cilin e ka Qeveria e Malit të Zi duke integruar investime të ndryshme. Shpresoj që ndërtimi i këtij hoteli do të jetë një vlerë shumë e madhe për qytetin”, u shpreh ai.
E pronari i “Royal Company”, Arbër Kryeziu, premtoi një nga brendet më ekskluzive në botë. “Nënshkruam Aneksin 4 të kontratës për t’u hapur rrugë investimeve në turizëm në Detin Adriatik në Ulqin, në vendin e ish-hotelit Jadran. Investimi do të jetë së paku 40 milionë euro dhe do të jetë një nga brendet më ekskluzive në botë. Ndaj, falënderoj kryeministrin dhe gjithë Qeverinë e Malit të Zi”, deklaroi Kryeziu.
Ndërkohë, kryetari i Komunës së Ulqinit e ka parë si ditë historike nënshkrimin e kësaj kontrate. “Kjo është ditë historike për Ulqinin. Me ketë investim kemi një kthesë historike në zhvillimin e komunës tonë”, tha Omer Bajraktari. Projekti pritet të finalizohet brenda tri ose katër vjetëve, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Qindra sulme kibernetike ndaj infrastrukturës kritike në Zvicër Që nga prilli i vitit 2025, qeveria federale zvicerane ka marrë mbi 260 raporte për sulme... -
Parandalimi mbi gjithçka: Si po ndryshon panorama e kancerit në Zvicër -
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara -
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini














