Lajme
Kompania që arriti shitje rekord të veturave më 2022
Kompania amerikane Tesla njoftoi se ka shitur një rekord prej 1,3 milionë automjete elektrike vitin e kaluar, megjithatë, shitjet ishin më të ulëta nga sa kishte premtuar drejtori i përgjithshëm, Elon Musk, i cili synonte rritjen e shitjeve me pothuajse 50 për qind çdo vit.
Shifra e vitit 2022 tejkaloi rekordin e mëparshëm prej 936 mijë automjetesh të shitura në vitin 2021, por nuk arriti në 1,4 milionë të nevojshme për të përmbushur objektivin e rritjes prej 50 për qind të kompanisë. Shitjet u rritën me 40 për qind krahasuar me vitin e mëparshëm, ndërsa prodhimi u rrit me 47 për qind, në 1,37 milionë.
Objektivi nuk u arrit, pavarësisht rritjes së fortë të shitjeve në fund të vitit që përfshinte zbritje të rralla prej 7.500 dollarësh në SHBA për modelet më të shitura Y dhe 3.
Tesla Inc., me seli në Austin të Teksasit, gjithashtu u detyrua të përballet me valën e re të infeksioneve të koronavirusit në Kinë, e cila ndërpreu prodhimin në fabrikën e saj në Shangai.
“Faleminderit të gjithë klientëve, punonjësve, furnitorëve, aksionarëve dhe mbështetësve tanë që na ndihmuan të realizojmë një 2022 të shkëlqyer në dritën e sfidave të ndjeshme gjatë gjithë vitit”, tha kompania e automjeteve elektrike dhe paneleve diellore.
Tesla nuk nxori asnjë model të ri vitin e kaluar, ndërsa përballet me konkurrencë në rritje nga prodhuesit e vjetër të automjeteve dhe startup-et si Lucid dhe Rivian, të cilët vazhdimisht prezantojnë modele të reja të automjeteve elektrike. /aa
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











