Kosova
Kompania zvicerane tregon përse shtrenjtohet fluturimi për në Kosovë këtë vjeshtë
Kanë mbetur vetëm disa destinacione ku mund të udhëtohet lehtë por problemi është se pikërisht rruga për këto destinacione sa shkon e po bëhet më e shtrenjtë
Pushimet shkollore të vjeshtës në shumicën e kantoneve të Zvicrës fillojnë nesër. Gjatë këtyre pushimeve lista federale e karantinës pritet të riaktualizohet, siç ka raportuar portali i udhëtimit “Travelinside”.
Dhe, kjo ka pasoja sa i përket çmimeve të biletave të aeroplanit.
Kriza e koronavirusit nuk i pengon shumë zviceranë që të shijojnë diellin e jugut për një ose dy javë, edhe këtë vjeshtë.
Pushimet e vjeshtës janë tradicionalisht ndër periudhat më të rëndësishme të udhëtimit për zviceranët, transmeton albinfo.ch. Por udhëtimet jashtë vendit janë bërë më të vështira për shkak të koronavirusit.
Kanë mbetur vetëm disa destinacione ku mund të udhëtohet lehtë por problemi është se pikërisht rruga për këto destinacione sa shkon e po bëhet më e shtrenjtë.
Si për shembull, Kosova. Zëdhënësi i Edelweiss Andreas Meier ka thënë për median e përmendur: “Për shkak se është hequr detyrimi i karantinës për udhëtarët nga Kosova në Zvicër, kërkesat në Edelweiss për fluturime drejt Kosovës janë rritur shumë”.
Por edhe pavarësisht kësaj, kërkesa tradicionalisht është më e lartë në sezonin e festave të vjeshtës gjithsesi, përcjell albinfo.ch. Për pasojë, sipas edelweis “pasi çmimet te ne për të gjitha destinacionet bazohen në ofertë dhe kërkesë, është e qartë se çmimet e fluturimeve për Kosovën janë më të larta”.
Çmimet po rriten edhe në kompaninë tjetër të madhe turistike, Kuoni. Arsyeja për këtë është kërkesa për rezervime afatshkurtra, transmeton albinfo.ch. Për shkak të numrit të zvogëluar të fluturimeve, vendet ngadalë po pakësohen, veçanërisht gjatë fundjavave, thonë në këtë kompani.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër











