Lajme
Kompania zvicerane Nestlé në mega-krizë
Nestlé në krizë: CEO shkarkohet pas një afere, kompania në kërkim të rimëkëmbjes
Kompania shumëkombëshe zvicerane Nestlé, një nga emrat më të mëdhenj në industrinë globale të ushqimit, po përballet me një nga periudhat më të errëta në historinë e saj moderne. Pas shkarkimit të CEO-së Laurent Freixe për një marrëdhënie të pazbuluar në vendin e punës, kompania është zhytur edhe më thellë në një krizë që përfshin skandale të rënda, tronditje të brendshme dhe rënie të fortë të besimit të investitorëve, trasnmeton albinfo.ch.
Vetëm brenda një viti, Nestlé ka ndërruar tre CEO, ndërsa aksionet kanë humbur mbi 40% të vlerës që nga kulmi gjatë pandemisë. Pasardhësi i Freixe, Philipp Navratil, pritet të rifitojë besimin dhe të zbatojë strategjinë e re që fokusohet në markat kryesore si Nescafé, KitKat, Maggi dhe Purina.
Ndërkohë, kompania përballet me pasoja të mëdha ligjore dhe imazhi pas një sërë skandalesh. Në Francë, u zbulua se Nestlé Waters kishte përdorur metoda të ndaluara filtrimi për ujin mineral të markave si Perrier dhe Vittel – duke shkelur ligjin e BE-së. Në një tjetër rast, dy fëmijë humbën jetën nga konsumimi i picave të kontaminuara Buitoni, çka çoi në mbylljen e fabrikës në Caudry.
Për më tepër, vendimi i Nestlé për të vazhduar aktivitetin në Rusi pas pushtimit të Ukrainës, ndonëse i kufizuar, u kritikua gjerësisht – përfshirë nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, që e akuzoi kompaninë për “bashkëfinancim të luftës”.
Në këtë klimë të tensionuar, rikthimi i stabilitetit, rikuperimi i reputacionit dhe zbatimi i premtimeve strategjike janë sfidat madhore që qëndrojnë përpara Nestlé-së dhe drejtuesve të saj të rinj.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa












