Lajme
Kompanitë ajrore në krizë, përmirësimi vetëm nga viti 2023
Kur flitet për sektorë ekonomikë të goditur nga pandemia, pa dyshim turizmi radhitet si një nga ato më në krizë. Por një tjetër industri, e lidhur me turizmin, nga më të fuqishmet globalisht para se të mësonim termin koronavirus, duket se jo vetëm ka pësuar humbje dramatike, por ndoshta nuk do të kthehet kurrë në ritmet e mëparshme.
Bëhet fjalë për industrinë ajrore, e cila për muaj të tërë u bllokua pothuajse totalisht, dhe sot është aktive për një përqindje shumë të vogël të fluksit me të cilin ishte mësuar, raporton A2, përcjell Albinfo.ch.
Mjafton të shohësh sa të zbrazur janë aeroportet kryesore në Europë dhe jo vetëm, për ta kuptuar. Por një studim i ditëve të fundit vë në dyshim vijueshmërinë e sektorit ashtu siç është strukturuar sot, edhe në vitet në vijim.
Sipas raportit të shoqërisë së konsulencës Bcg, industria ajrore mund të rimarrë ritëm vetëm në fund të vitit 2023. Ky është skenari më pozitiv, ai për të cilin brenda verës së vitit 2021 vaksinat të jenë të kudogjendura, pjesë e mirë e popullsisë europiane do të jetë e vaksinuar dhe çdo pasagjer do të këtë mundësi të kryejë një tampon të shpejtë para udhëtimit.
Por, nëse skenari ndryshon, data mund të spostohet, të paktën deri në vitin 2025. Por, një qasja e para Covid, sipas raportit, do të duhet të ndryshohet përgjithmonë.
Raporti flet për një rënie e të paktën 8% të udhëtimeve për biznes, edhe kur përditshmëria jonë t’i jetë rikthyer normalitetit. Përshpejtimi i teknologjisë si përgjigje ndaj karantinës globale solli një dimension të ri për smart working, dhe tashmë të gjitha kompanitë kanë zhvilluar infrastrukturën dhe njohuritë e tyre digjitale. Veçanërisht i goditur do të jetë sektori i fluturimeve ndërkontinentale, ato në business class, ndërkohë që udhëtimet turistike do ta marrin veten, edhe ato me specifikat e tyre.
Sipas anketimit të kryer nga raporti, pjesa më e madhe e familjeve do të preferojnë udhëtime të shkurtra, jo më shumë se 2 orë fluturim. Raporti këshillon kompanitë ajrore të tregojnë kurajë, dhe të fillojnë nga tani ndryshimin e strategjive të tyre, në destinacione por edhe në çmimet e ofruara, pa lënë mënjanë standardet e sigurisë, veçanërisht asaj shëndetësore.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












