Kosova
Kompanitë gjermane nesër në Prishtinë, mundësi të shumta për biznes
Përmes Organizatës Ndërkombëtar Gjermane-GIZ, me përkrahjen e Gjermanisë, nesër në Prishtinë do të arrijë një delegacion i kompanive gjermane, qëllimi i së cilës është zhvillimi i takimeve biznes me biznes (B2B) me kompani të përzgjedhura të Kosovës
Kompani nga Kosova do të jenë ato metalpërpunuese të Kllasterit të Industrisë së Metalit dhe Energjisë së Ripërtëritshme të Kosovës (KIMERK) si dhe të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK).
Të hënën në Prishtinë është bërë e ditur se do të zhvillohen mbi 90 takime biznes me biznes (B2B) ndërmjet kompanive gjermane dhe atyre të kosovare. Në Kosovë për herë të parë do të zhvillohen këto takime në sektorin e metalit, ndërmjet kompanive.
Anke Koch do ta udhëheqë Delegacionin e kompanive gjermane, International Project Manager nga Asociacioni për Menaxhim të Zinxhirit të Furnizimit, Prokurimit dhe Logjistikës (BME), me të cilin OEGJK ka filluar të bashkëpunojë që nga viti 2017. Delegacioni i BME të martën (më 24.9.) do të vizitojë kompanitë kosovare që janë pjesëmarrëse në takimet B2B.
Dari tani e kanë konfirmuar pjesëmarrjen mbi 35 kompani blerëse nga Evropa dhe 70 furnizues vendorë që prodhojnë produkte, siç janë pjesët metalike për makina, pjesët rezervë, fletët metalike, pjesët hidraulike, tanqet dhe rezervaret, produktet e gomës, plastikës dhe qelqit.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 Bllokimi buxhetor i Gjenevës po zgjatet. Këshilli Shtetëror i Gjenevës ka paraqitur një projektbuxhet të ri... -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot -
Swiss Post prezanton shërbimin e letrës digjitale











