Kosova
Kompanitë nga Kosova promovojnë prodhimet e tyre në Britaninë e Madhe
Bëhet e ditur se tetë kompani nga Kosova: FRUTEX, MOEA, EGI GROUP, EURO FOOD, ABI ELIF 19, ESSI, FUNGO DHE CAMEL, që merren me prodhimin e produkteve ushqimore dhe pijeve, po marrin pjesë në Panairin “International Food&Drink Event 2022”, që po mbahet në Londër të Anglisë, nga data 21 mars 2022, përcjell albinfo.ch.
Pjesëmarrja e këtyre kompanive në këtë panair është organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht KIESA.
Kompanitë nga Kosova po i promovojnë produktet e tyre krahas 111 vendeve të ndryshme të botës, njëherësh po i shfrytëzojnë mundësitë për të bashkëpunuar me kompani pjesëmarrëse, me qëllim të gjetjes së tregjeve të reja për rritje të prodhimit dhe eksportit dhe përmirësimit të bilancit tregtar.
Panairi “International Food & Drink Event 2022” ka traditë 40-vjeçare dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 100,000 m2 dhe gjatë tri ditëve sa do të jetë i hapur, pritet të vizitohet nga rreth 30,000 profesionistë të ushqimit dhe pijeve, ku do të organizohen mbi 70 seminare, përkitazi me sektorin e ushqimit dhe pijeve.
Në këtë panair prezantohen prodhimet e ngrira dhe të thata të frutave dhe perimeve, industria përpunuese ushqimore e pemëve dhe perimeve, industria përpunuese konditorike, lëngje frutash, pije energjike, fruta mali, prodhime EKO etj.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











