Jeta në Zvicër
Kompanitë që menaxhohen nga gratë kanë rezultate më të mira
Kompanitë që menaxhohen nga gratë tregojnë performancë më të mirë të biznesit, thotë një studim i publikuar nga banka zvicerane „Credit Suisse“, përcjell albinfo.ch.
„Credit Suisse“ ka vlerësuar nivelin e aksioneve, rentabilitetin e kapitalit dhe dividendët.
Hulumtuesit, të cilët analizuan 3000 kompani në 40 vende dhe në të gjithë sektorët kryesorë të ekonomisë, theksojnë se rentabiliteti i kapitalit ishte mesatarisht 14.1%, që nga viti 2005 për kompanitë, të cilët të paktën kanë një grua në bordin e tyre, në krahasim me 11.2% të kompanive që ekskluzivisht menaxhohen nga burrat, transmeton albinfo.ch.
Në të njëjtën periudhë raporti i dividentëve është ndarë me një mesatare 38% në krahasim me 32% për kompanitë ku mungojnë në borde drejtuese gratë. Edhe pse rezultatet statistikore tregojnë se diversiteti çon në performancë më të mirë, shpjegimi mbetet një detyrë e vështirë, pranojnë autorët e studimit.
Që nga viti 2012 diversiteti në bordet është rritur, thotë banka zvicerane, e cila tashmë ka bërë r një studim të ngjashëm dy vjet më parë.
Në fund të vitit 2013 përqindja e femrave në bordet arriti në 12.7%, krahasuar me 9.6% në fund të vitit 2010.
Në fund të vitit të kaluar, përqindja e grave në organet drejtuese arriti në 12.9%, thotë studimi. „Credit Suisse“ ende i kushton vëmendje përqendrimit të konsiderueshëm të grave në pozicione në fushën e shërbimeve, burimeve njerëzore, në departamentet ligjore.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën













