Lajme
Kompanitë shumëkombëshe zvicerane krijojnë më shumë vende pune sesa kompanitë e huaja
Punësimi në Zvicër rritet me 0.8%, kompanitë shumëkombëshe zvicerane udhëheqin zgjerimin
Të dhënat e fundit nga Zyra Federale e Statistikave (FSO) tregojnë se gjatë vitit 2024, rreth 2.14 milionë persona në Zvicër ishin të punësuar në grupe të ndryshme korporatash. Shifra përfaqëson një rritje prej 0.8% krahasuar me një vit më parë.
Sipas FSO, rritja është nxitur kryesisht nga kompanitë shumëkombëshe zvicerane, të cilat shënuan një zgjerim të punësimit prej 1.4%. Këto kompani përbëjnë pothuajse gjysmën e fuqisë punëtore në vend, duke treguar rol të rëndësishëm në tregun zviceran të punës.
Në kontrast, grupet e korporatave të kontrolluara nga të huajt regjistruan vetëm një rritje modeste prej 0.2% në numrin e të punësuarve gjatë së njëjtës periudhë.
Megjithatë, kur bëhet fjalë për xhiron totale, shumëkombëshet e kontrolluara nga të huajt qëndrojnë në krye: ato gjenerojnë gati dy të tretat e xhiros së të gjitha grupeve korporative në Zvicër.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?











