Lajme
Kompanitë zvicerane investojnë më shumë në asete të qëndrueshme
Tre të katërtat e kompanive zvicerane rritën investimet e tyre në asete të qëndrueshme vitin e kaluar, me fokus kryesisht në masat për rritjen e efikasitetit të energjisë, përcjell albinfo.ch.
Në nivel global, më shumë se 2000 anëtarë të menaxhmentit u anketuan nga konsulentët Deloitte, 75 prej tyre nga kompani zvicerane me një qarkullim vjetor prej më shumë se 500 milionë dollarë (460 milionë CHF) secila.
Më shumë se një në tre prej tyre e konsiderojnë ndryshimin e klimës si një nga prioritetet më të mëdha të këtij viti, tha Deloitte në raportin e saj botuar të hënën. Vetëm problemet e zinxhirit të furnizimit dhe pasiguritë ekonomike janë më të larta në listën e prioriteteve për të anketuarit nga Zvicra.
Tri të katërtat e kompanive zvicerane rritën investimet e tyre në qëndrueshmëri në vitin 2022, në përputhje me mesataren globale. Megjithatë, kur u pyetën se sa serioze janë grupe të caktuara për trajtimin e ndryshimeve klimatike, vetëm 12% e kompanive zvicerane besuan se sektori privat ishte “shumë” serioz (krahasuar me 29% globalisht).
Për sa u përket masave, kompanitë më së shpeshti u fokusuan në makineri me efikasitet energjetik ose miqësor ndaj klimës, një rritje të përgjithshme të efikasitetit të energjisë, trajnimin e punonjësve për ndryshimet klimatike, reduktimin e udhëtimeve ajrore dhe përdorimin e materialeve më të qëndrueshme, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë













