Shqipëria
Kompensohen 700 pasagjerë për vonesat në aeroport
Rritja e fluksit të lëvizjes së pasagjerëve drejt dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas është shoqëruar edhe me rënie të numrit të vonesave dhe anulimeve të fluturimeve gjatë muajit janar 2019.
Autoriteti i Aviacionit Civil bën të ditur se nga të dhënat zyrtare rezulton se kompania me numrin më të madh të vonesave ka qenë kompania “Fly Ernest”, me 7 fluturime me vonesë, një prej tyre mbi 6 orë dhe me 1 anulim fluturimi. “Kompania e dytë me më shumë vonesa renditet “Blue Panorama”, me vetëm 4 të tilla dhe asnjë anulim fluturimi, një performancë e përmirësuar ndjeshëm nga kjo kompani krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, përcjell albinfo.ch
Kompania e tretë është “Adria Airways” me 1 vonesë dhe 1 anulim gjatë muajit janar”, theksohet në njoftim. Aktualisht kompanitë ajrore kanë kompensuar me rreth 250 euro ose me bileta rreth 700 pasagjerë që kanë plotësuar formularët e ankimit për shkak të vonesave apo anulimit të fluturimit të tyre.
Nga të dhënat zyrtare kompania që respekton të drejtën e pasagjerëve për kompensim mbetet “Blue Panorama”, me rreth 500 kompensime të mbyllura dhe një numër të madh në proces. Kompania “Wizz Air” gjithashtu ka kompensuar një numër të konsiderueshëm pasagjerësh, duke shkuar në 74, pavarësisht se renditet ndër kompanitë më serioze në respektimin e orareve.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











