Lajme
Komuna e Mitrovicës, e gatshme për pritjen e mërgimtarëve
Ministri i Diasporës, Valon Murati, në kuadër të vizitave në komunat e Kosovës me qëllim të mobilizimit për pritjen e bashkatdhetarëve, ka takuar edhe kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri. Në këtë takim është biseduar se si të ofrohen shërbime sa më të mira për bashkatdhetarët gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë.
“Kemi shumë vërejtje në këtë drejtim, prandaj kemi marrë këtë iniciativë që së paku t’i presim mirë bashkatdhetarët tanë gjatë muajve të verës. Për këtë kemi përgatitur edhe një memorandum bashkëpunimi ndërmjet ministrisë dhe komunave”, tha ministri Murati.
Në këtë kontekst u diskutua mundësia e zgjatjes së orarit të punës në ofiqari gjatë muajve të verës, apo hapja e një sporteli të veçantë, në mënyrë që bashkatdhetarëve t’u ofrohen shërbime cilësore.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Mitrovicës shprehu gatishmëri për përkrahje.
Ofiqaria në Komunën e Mirovicës punon deri në orën 19:00, ndërkaq muajt e verës, kur numri i bashkatdhetarëve për nxjerrjen e dokumenteve është më i madh, orari i punës në këtë sektor do të zgjasë deri në orën 21:00.
Në takim me kryetarin e Mitrovicës u bisedua edhe për koordinimin e aktiviteteve kulturore në “Ditët e Diasporës”, si dhe bashkëpunimi për organizimin e takimeve të përbashkëta me biznese nga diaspora, të cilat me investimet e tyre do të mund të kontribuonin në zhvillimin ekonomik të vendit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












