Lajme
Komuna e Prishtinës mbështet riatdhesimin
Bisedohet për kushtet që ofron Ministria e Integrimit për personat e riatdhesuar, të cilat u vlerësuan si shumë të mira
Ministrja e Integrimit, Vlora Çitaku, është takuar me kryetarin e Prishtinës, Isa Mustafa, në vazhdën e takimeve me kryetarët për të diskutuar për procesin e riintegrimit për personat e riatdhesuar.
Ajo, është shprehur e kënaqur dhe e inkurajuar me angazhimin e komunës së Prishtinës.
“Agjenda e integrimit evropian, është konsensuale për të gjitha partitë politike”, është shprehur Çitaku, duke folur për kushtet që duhet plotësuar para integrimit evropian.
Ndërsa kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, tha se në takim, biseduan për kushtet që ofron Ministria e Integrimit për personat e riatdhesuar, e që janë kushte shumë të mira, ndërsa u shpreh se po angazhohen maksimalisht në këtë proces.
Vizita e Çitakut, ishte në vazhdën e takimeve me kryetarë komunave për të diskutuar për njërin nga kushtet për integrimin evropian, që është ri-integrimi i personave të riatdhesuar.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












