Lajme
Komuna e Rahovecit zgjat orarin e punës në administratë
Arsyeja e vazhdimit të orarit të punës, është bërë pasi që gjatë muajve korrik dhe gusht mërgimtarët të Komunës së Rahovecit, të cilët jetojnë jashtë Kosovës t’u ofrohen shërbime më të mira dhe të mos presin gjatë për tu pajisur me dokumente
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi ka nënshkruar sot vendimin për vazhdimin e orarit të punës për zyrtarët e Zyrës së Gjendjes Civile, zyrtarët e Zyrës së Pranimit dhe zyrtarët e Tatimit në Pronë të Komunës së Rahovecit. Ky vendim lidhet me ardhjen e bashkatdhetarëve në Kosovë.
“Zgjatja e orarit të punës për ditë pune është nga ora 16 deri në ora 18:00, ndërsa të shtunën prej orës 09:00 deri në ora 12:00. Sipas pikës dy të këtij vendimi, vazhdimi orarit të punës do të vlejë prej datës 17 korrik deri me 25 gusht 2017”, thuhet në vendimin që e ka nënshkruar kryetari Vehapi.
Sipas këtij të fundit, arsyeja e vazhdimit të orarit të punës, është bërë pasi që gjatë muajve korrik dhe gusht mërgimtarët të Komunës së Rahovecit, të cilët jetojnë jashtë Kosovës t’u ofrohen shërbime më të mira dhe të mos presin gjatë për tu pajisur me dokumente.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













