Lajme
Komuna zvicerane dhuron 120 franga për çdo banor, shkak: Pandemia
Dhurata për banorët merr formën e kuponëve. Këta kuponë mund të lëshohen vetëm në dyqanet e komunës
Komuna Bagnes në Valisin e Poshtëm, për shkak të gjendjes me koronavirusin, jep nga 120 franga në dorë për të gjithë banorët e saj.
Aksioni synon të forcojë ekonominë lokale, të dobësuar nga shkaku i bllokimit për pandeminë, shkruan Keystone-SDA.
Këshilli lokal kishte vendosur të sigurojë një milion franga si mbështetje për popullsinë dhe ekonominë, thonë përgjegjësit e komunës Bagnes, transmeton albinfo.ch. Dhurata për banorët merr formën e kuponëve. Këta kuponë mund të lëshohen vetëm në dyqanet e komunës.
Se kur do të shpërndahen kuponat nuk është ende e qartë, por kjo do të jetë pas 11 majit, i tha kryebashkiaku i komunës Bagnes, Eloi Rossier agjensisë së lajmeve Keystone-SDA.
Dy kuponat me vlerë prej 60 frangash të cilat do të shpërndahen për të gjithë banorët, përfshirë fëmijët, duhet të shpenzohen deri më 31 dhjetor 2020, transmeton albinfo.ch. Tani për tani, pas një mbyllje prej rreth dy muajsh, një pjesë e popullsisë dhe shumica e kompanive janë në një situatë të vështirë ekonomike, ka thënë kryetari i komunës.
Kur bëhet blerja, njëri kupon duhet të përdoret plotësisht. Për këtë arsye, totali prej 120 frangash është i ndarë në dy kuponë në mënyrë që të jenë më të përshtatshëm për të bërë blerjen.
Popullsia në këtë komunë merr dhe një shpërblim tjetër nga komuna: ajo do të përfitojë energji elektrike më të lirë, përcjell albinfo.ch. Kostoja e energjisë elektrike do të zvogëlohet për tre centë (rapi) për kilovat orë midis 1 prillit 2020 dhe 30 marsit të vitit 2021.
Kostoja e kësaj mase urgjente është 3 milionë franga. Një familje në këtë mënyrë mund të kursejë mesatarisht rreth 180 franga në vit, njofton komuna në fjalë.
Komuna Bagnes dhe veçanërisht vendpushimi Verbier në këtë komunë, janë goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit. Në fund të marsit, mjekët ngritën alarmin në këtë destinacion turistik dhe paralajmëruan për një vatër të madhe të infeksionit.
Një komunë tjetër e Valisit, ajo Varen, tashmë ka realizuar një fushatë të ngjashme në festën e Pashkëve, duke shpërndarë kuponë me vlerë prej 50 frangash.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













