CH-Ballkani
Komunat e Gjenevës të gatshme të ndihmojnë Vitinë
Gjatë vizitës në Gjenevë, Sokol Haliti ka vizituar edhe kompaninë për prodhimin dhe meremetimin e vinçave “VILVER”, që udhëhiqet nga një mërgimtar vitias, Halil Rrahmani nga Sllatinë e epërme
Komunat e ndryshme të Gjenevës janë shprehur të gatshme të ndihmojnë Komunën e Vitisë. Kjo është bërë e ditur, pasi kryetari i Vitisë, Sokol Haliti ka pasur vizitë në Gjenevë, ku ka realizuar shumë takime, njofton faqja e komunës së Vitisë.
Haliti është takuar me drejtuesit e komunave të Vernierit, Plan-les –Ouates, si dhe me drejtuesit e kompanive të ndryshme të mërgimtarëve që veprojnë në Gjenevë të Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i Komunës së Vernierit, Apostoloz, ka thënë se është i gatshëm për bashkëpunim dhe do të bashkëpunojnë në fushat e interesit të përbashkët. Ai ka premtuar se do të vizitojnë Vitinë.
Për rritjen e bashkëpunimit mes komunës së Verierit dhe Vitisë, është angazhuar edhe këshilltari vitias i asamblesë komunale të Vernierit, Leutrim Hebibi, i cili ka theksuar se me gjithë potencialin që ka, do të angazhohet që dy komunat të kenë një lidhje më të ngushtë mes tyre.
Gjatë vizitës në Gjenevë, Haliti ka vizituar edhe kompaninë për prodhimin dhe meremetimin e vinçave “VILVER”, që udhëhiqet nga një mërgimtar vitias, Halil Rrahmani nga Sllatinë e epërme.
Rrahmani është shprehur se prodhimet që dalin nga kjo fabrikë janë të dedikuar për tregun e shtetit zviceran, ushtrinë, por edhe për biznese tjera. Edhe ai është shprehur i gatshëm të investojë në Kosovë.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva i përmbahet politikës së përjashtimit nga shkollat Qeveria e Gjenevës po refuzon të heqë dorë nga vendimi i saj për të përjashtuar fëmijët... -
A mund të ndahet Cyrihu në dy kantone? -
Qeveria do të përshtatë rregullat e hyrjes për individë të caktuar që vijnë nga vende të treta -
“Jo një Zvicre 10 milionëshe”, nëse iniciativa do të votohej tani, ajo do të miratohej -
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027










