Lajme
Komunat, gati për bashkatdhetarët
Kryetari i Ferizajt dhe ai i Gjilanit, Svarqa dhe Haziri i premtuan ministrit Valon Murati, se këto komuna janë të gatshme për pritjen e fluksit të bashkatdhetarëve gjatë verës
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa dhe ai i Gjilanit, Lutfi Haziri i premtuan ministrit të Diasporës, Valon Murati se këto komuna do të jetë të gatshme për pritjen e fluksit të bashkatdhetarëve gjatë muajve të verës. Këto komuna kanë numrin më të madh të bashkatdhetarëve në diasporë.
Prandaj për të qenë sa më efikas si administrata komunal gjatë këtyre muajve, ministri Murati dhe zëvendësministri Sahit Krasniqi, kanë vizituar Ferizajn dhe Gjilanin, me qëllim që të marrin edhe zotimin e dy kryetarëve për bashkatdhetarët.
Gjatë takimit me kryetarin e Ferizajt, Muharrem Svarqa, u morr zotimi se komuna do të jetë në gatishmëri të plotë për pritjen e fluksit të bashkatdhetarëve gjatë muajve të verës. Sipas shifrave në dispozicion, kjo komunë ka rreth 47 mijë pjesëtarë të diasporës.
Përpos përpilimit të kalendarit të aktiviteteve të cilat do të organizohen gjatë muajve të verës, komuna e Ferizajt do të shtojë numrin e sporteleve dhe kohëzgjatjen e orarit të punës të nënpunësve të saj ashtu që mos të ketë pritje nga ana e bashkatdhetarëve.
Ministri Murati si në gjitha takimet tjera me kryetarët e komunave, ashtu edhe në takimin me kryetarin Svarqa, kërkoi që bashkatdhetarët tanë duhet të priten sa më mirë.
“Po ashtu biseduam edhe për një proces shumë të rëndësishëm, i cili është regjistrimi i diasporës ku unë ftoj bashkatdhetarët që t’i përgjigjen pozitivisht, sepse është një proces shumë i rëndësishëm i Kosovës për të ditur numrin e tyre, në mënyrë që ne të jemi të aftë që të organizojmë edhe politikat për bashkatdhetarët tanë”, deklaroi Muirati, transmeton Albinfo.Ch.
Ajo që iu intereson të gjithëve, sipas tij, është edhe zhvillimi ekonomik dhe ai socio-ekonomik i vendit. “Dhe kjo lidhet edhe me remitancat që ata dërgojnë, të krijojnë kushte sa më të mira, që bashkatdhetarët biznesmenët tanë mund të vinë dhe të investojnë këtu”, deklaroi Murati.
Ministri i Diasporës udhëtoi edhe në Gjilan, ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri.
Po ashtu kryetari Haziri tregoi se Gjilani tashmë ka bërë parapërgatitjet për shumicën e aktiviteteve. Ministri Murati mori zotimin që Komuna do të shtojë forcat dhe do të punojë pa pauzë, ndërsa do të ketë një koordinim të aktiviteteve ashtu që bashkatdhetarët tanë të priten sa më mirë në atdheun e tyre. Ministri Murati gjatë ditës do të takohet edhe me kryetarin e Komunës së Dardanës, Begzad Sinani.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm











