Lajme
Komuniteti LGBT është i rrezikuar në Kosovë
Gati gjysma e të anketuarve mendojnë se homoseksualiteti është sëmundje (47%) derisa shumica (61%) konsiderojnë se ky fenomen është i rrezikshëm për shoqërinë
Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mos e pranojnë si realitet komunitetin LGBT (lesbike, homoseksualë, biseksualë dhe transeksualë), duke i konsideruar këta njerëz si të sëmurë. Sipas një hulumtimi, komuniteti LGBT vazhdon të jetë i kërcënuar dhe i rrezikuar nga shoqëria kosovare.
Ky konstatimi është nxjerr nga një hulumtim i realizuar nga organizata “GBC/Prishtinë” me titull “Perceptimet e pozitës së komunitetit LGBT në Kosovë”, të cilin e ka publikuar “Express”.
Në këtë hulumtim është evidentuar një shkallë të lartë e qëndrimeve të ashpra negative ndaj pjesëtarëve të këtij komuniteti. Gati gjysma e të anketuarve mendojnë se homoseksualiteti është sëmundje (47.6 %) deri tek ato konsiderojnë se ky fenomen është i rrezikshëm për shoqërinë (61.6 %).
“Si rezultat i këtyre qëndrimeve të anketuarit janë të mbështetje të politikave të tilla të ashpra si ndalimi me ligj dhe ndëshkimi i LGBT (50.6 %), apo ndalimi i martesave të gjinisë së njëjtë (57.3 %)”, thuhet në hulumtim.
Ndërkohë, një përqindje e theksuar e të anketuarve konsiderojnë se homoseksualët lindin të tillë ( 40.7 %), se homoseksualiteti ka ekzistuar gjithmonë ( 36.1 %), dhe se dikur fshihej, por sot flitet dhe shfaqet hapur për te (57.5 %).
Aty thuhet se qëndrimi tjetër pozitiv ndaj homoseksualëve është se ata duhet t’i kenë të gjitha të drejtat si pjesëtarët e tjerë të shoqërisë. “37.9 për qind e të anketuarve e aprovojnë këtë qëndrim, përkundër 28.4 për qind që kanë mendim të kundërt”.
Në hulumtim janë nxjerr edhe disa përfundimet të cilat japin pasqyrë për gjendjen e komunitetit LGBT në Kosovë.
“Homoseksualiteti vazhdon të jetë një tabu e madhe në shoqërinë kosovare, qoftë në familje, qoftë në shkollë, në media apo edhe në nivele të tjera. Tematizimi i tij bëhet vetëm në formë të “humorit mes miqsh”, por jo edhe si çështje që meriton diskutim serioz e të thelluar”, thuhet në përfundimet e hulumtimit.
Sipas hulumtimit, ekziston një dhunë e trefishtë ndaj Komunitetit LGBD në Kosovë : dhunë fizike nga qytetarët e rëndomtë, dhunë e herë pas hershme nga zyrtarët publik dhe dhunë strukturore.
“Lidhur me paradën e krenarisë dominon opinioni se shoqëria kosovare ende nuk është e përgatitur që të reagoj ose paqësisht ose me indiferencë ndaj zhvillimit të një parade të tillë”, thuhet aty.
Sipas këtij dokumenti, për përmirësimin e pozitës së komunitetit LGBD në Kosovë mendohet se rruga më e mirë është aplikimi i strategjive të vetëdijesimit në nivele të medieve dhe shkollave, duke mos përjashtuar edhe detabuizimin e kësaj teme edhe brenda familjeve.
Në këtë hulumtim janë realizuar 755 anketa, prej tyre janë ndërtuar 3 mostra, e para reprezentative prej 686 respondentëve ku respondentët serbë dhe të minoriteteve të tjera janë llogaritur në përqindjet reale sa janë prezent në strukturën demografike të Kosovës. Mostra e dytë ka qenë ajo e shqiptarëve, si etni dominante në Kosovë e përbërë prej 623 resepondentëve.
Sidoqoftë, në hulumtim janë nxjerr të dhëna se qytetarët e Kosovës kanë njohuri për komunitetin LGBT.
Pse dikush bëhet homoseksual?
Debati i zhvilluar në Kosovë mbi homoseksualitetin, përveç tjerash, ka prekur edhe dimensionin e orgjinë së këtij fenomeni, nëse është fenomen i lindur dhe i përcaktuar nga vetë natyra, apo produkt i rrethinës sociale në të cilën jeton individi me orientim homoseksual, ose në anën tjetër një çështje mode sociale?
Në nivel të Kosovës 39.9 përqind e të anketuarve kanë vlerësuar se ky fenomen është lindur. Tek të anketuarit shqiptarë një mendim të tillë e ndajnë 42.4 për qind, ndërsa tek minoritetet dukshëm më pak, 25.8 për qind.
Megjithëkëtë, hulumtimi nxjerr të dhëna interesante edhe sa i përket debatit dhe fshehjes së identitetit LGBT . Kësisoj 57 për qind e të anketuarve në nivel të Kosovës konsiderojnë se homosekualiteti që dikur fshihej, tani shfaqet hapur.
56.2 për qind e të anketuarve shqiptarë dhe 70.5 për qind e të anketuarve nga minoritetet e ndajnë një opinion të tillë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar










