Kosova
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Në Cyrih do të mbahet një koncert më 02.05.2024 duke filluar nga ora 21:10, në adresen “Kino Riffraff, Zürich”, shkruan albinfo.ch.
Dy artistet shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku, do të shfaqin interpretime të këngëve popullore nga Kosova dhe Shqipëria.
Ndërsa dyshja përfundon regjistrimin e një albumi me një grup më të pasur instrumentesh, kjo performancë shënon një rikthim në fillimet e bashkëpunimit të tyre dyvjeçar.
Agona Shporta është vokaliste, aranzhuese dhe interpretuese nga Prizreni, ka përfunduar studimet e performancës vokale në New School for Jazz and Contemporary Music në New York. Aktualisht, duke ndjekur një diplomë Master në Produksion Kreativ në Institutin Catalyst në Berlin, muzika e saj ndërthur një përzierje të pasur dhe të larmishme të ndikimeve ballkanike, indiane dhe xhaz, përmes zërit dhe interpretimit origjinal.
Tringa Sadiku është një nga talentet e njohura muzikore të Kosovës. Performancat e saj shpalosin nuancat më të sofistikuara të interpretimit muzikor, duke shprehur intuitë dhe përkushtim të thellë. Pas diplomimit në Akademinë e Arteve në Prishtinë, Tringa aktualisht studion në Universitetin e Muzikës dhe Arteve Skenike në Graz nën drejtimin e Prof. Lukasz Kuropaczewski dhe Paolo Pegoraro. Ajo me talentin e saj ka zbukuruar koncerte dhe festivale prestigjioze nëpër Kosovë dhe Evropë.
Siguroni bileten:cinu.ch
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme Duke filluar nga vjeshta e vitit 2027, historia e artit nuk do të jetë më lëndë... -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë












