Sport
Konferencë “emergjente” shtypi pas refuzimit të Shaqirit që të luajë për Zvicrën
V. Petkovic me shtabin e tij deri para pak minutash ka mbajtur një konferencë për media, të cilës i është bërë jehonë e madhe nga mediat e këtushme
Refuzimi i Xherdan Shaqirit për të luajtur në ndeshjen e Zvicrës kundër Irlandës ka shkaktuar pakënaqësi të madhe në mesin e publikut zviceran të futbollit. Telashe të mëdha shtesë ky refuzim i ka sjellë sigurisht kreut të Nati-t, trajnerit Petkoviç dhe ekipit rreth tij.
Pikërisht për këtë arsye, V. Petkovic me shtabin e tij deri para pak minutash ka mbajtur një konferencë për media, të cilës i është bërë jehonë e madhe nga mediat e këtushme, shkruan albinfo.ch. Disa prej tyre, si 20minuten.ch etj., e kanë ndjekur konferencën me live-ticker.
Petkoviç në këtë konferencë, mes tjerash ka thënë: “5 ditë para grumbullimit ne bashkë me Shaqirin kemi vendosur që të mos e marrim atë në ekip. Xherdani aktualisht nuk mund t`i japë të gjitha për ekipin nacional. Ai ka nevojë për këto dy javë që të mund të bëjë vendin në Liverpool”.
Më tutje, Petkovic ka theksuar se “Shaqiri është i mendimit se ai aktualisht nuk është në gjendje të luajë për ekipin nacional. Ai nuk e ndien veten të aftë të bëjë angazhim shtesë për ekipin tonë. Unë e kuptoj atë dhe përpiqem ta ndihmoj. Në rrethana normale, ne i ndihmojmë lojtarët, duke i marrë dhe duke i lejuar të luajnë edhe përkundër praktikës së pakët të lojës që kanë. Në këtë mënyrë ata nganjëherë, falë atmosferës së mirë në ekip pastaj kanë pasur sukses edhe në ekipet e tyre. Unë e kuptoj dhe e pranoj tani dëshirën e Xherdanit. Por unë jam i mendimit se ndoshta ne, me angazhimin e tij në ekip mund ta ndihmonim atë- ne kemi diskutuar rreth asaj se si Xherdani mund të bëhet më së miri ai Shaqiri i vjetër. Unë jam i bindur se kështu do të ndodhë tash nëse ai mbetet në Liverpool”, ka thënë veç tjerash Petkovic.
I pyetur nga një gazetar rreth raporteve të tij me Shaqirin, Petkovic ka thënë: “Ato janë OK por mund të ishin edhe më të mira”. Të kujtojmë: gazeta blick sot në një artikull të gjatë kishte komentuar se Petkovic dhe Shaqiri, janë “të armiqësuar” së paku që nga viti 2016, shkruan albinfo.ch. Sipas saj, ai ishte inatosur pasi që Petkovic nuk e kishte futur në rrethin e ngushtë për rolin e kapitenit të Nati-t, ndërkohë që ia kishte besuar rolin e ndihmës kapitenit Xhakës, më të ri dhe me më pak ndeshje të luajtura.
Ndërsa pyetjes nëse Shaqiri gëzon të drejta speciale, trajneri i Nat-it i është përgjigjur: Jo. Ne ndihmojmë lojtarët, lojtarët na ndihmojnë ne dhe ekipin. Në këtë mes nuk është puna se fjala është për Shaqirin ose për ndonjë lojtar tjetër”.
E-Diaspora
-
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë Ambasadori Kapiti merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë në Londër... -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Debati mbi menutë vegane për nxënësit e shkollave Parlamenti i qytetit të Cyrihut po shqyrton mundësinë e ofrimit të ushqimeve vegane për nxënësit e... -
Katër shtetas zviceranë mbështetës të ISIS-it në kampe në Siri -
Këshilli Federal dëshiron mbrojtje më të mirë për komunitetin LGBTQIA+ -
Gjeneva paralajmëron për rritjen e pasigurisë -
Vonesa në pagesën e përfitimeve të papunësisë në Zvicër












