Lajme
Konfirmimi për sjelljen e 95 mijë vaksinave në Kosovë ishte meritë edhe e mjekëve nga diaspora
Konfirmimi për sjelljen e 95 mijë dozave të vaksinave në Kosovë, që u bë nga presidentja e Bashkimit Evropian, Ursula Von Der Leyen, është edhe meritë e punës dhe angazhimit të Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë (AMFE), përcjell albinfo.ch.
Më 29 mars Federata i kishte adresuar një letër presidentes Ursula Von Der Leyen, me nënshkrimet nga përfaqësues të 21 vendeve të BE- së – që të gjithë mjekë shqiptarë që punojnë nëpër institucionet shëndetësore më me renome në këto vende, në krye me drejtuesen Aurora Dollenberg – duke sensibilizuar strukturat ndërkombëtare, lobuar dhe apeluar për nevojën e vaksinimit të shpejtë dhe të pandërprerë në vendet shqipfolëse të Ballkanit.
Kësaj letre i ishte përgjigjur me shpejtësi (brenda ditës) presidentja Von der Leyen, duke treguar gatishmëri për detajimin e strategjisë së sigurimit të shpejtë të vaksinave për qytetarët shqiptarë në Ballkan.
Shumë herë heronjtë e vërtetë nuk shihen gjëkundi në publik. Por, për ta më e rëndësishme është arritja e qëllimit, sesa proklamimi publik.
Për Federatën e Mjekëve Shqiptarë në Evropë, më e rëndësishme se çdo gjë tjetër është ruajtja e shëndetit të qytetarëve dhe familjeve tona në Kosovë, Shqipëri e gjetiu.
Angazhimi i jashtëzakoshëm i Mjekëve dhe profesionistëve të Federatës po jep frytet e para në arritjen e shpejtë të imunitetit të popullatës. Falënderojmë të gjithë mjekët e profesionistët që kontribuojnë vullnetarisht në Federatë për sigurimin e vaksinave.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë Komuna e Crans-Montana ka vendosur të ndajë 1 milion franga zvicerane në mbështetje të viktimave të... -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë











