Lajme
Konfirmohen dy raste të variantit Omikron në Gjermani dhe një në Itali
Autoritetet bavareze kanë njoftuar se bëhet fjalë për dy persona që kanë hyrë nga Afrika e Jugut nëpërmjet aeroportit të Mynihut më 24 nëntor
Dy raste të dyshuara të variantit të ri të virusit Omikron janë konfirmuar në landin e Bavarisë, Gjermani.
Ministria e landit Bavarez për Shëndetësinë dhe Kujdesin ka njoftuar se bëhet fjalë për dy persona që kanë hyrë nga Afrika e Jugut nëpërmjet aeroportit të Mynihut më 24 nëntor.
Ata janë në izolim shtëpiak që nga 25 nëntori pas një testi PCR pozitiv, transmeton albinfo.ch. Pas raportimit për variantin e ri, të dy personat kanë kërkuar vetë, në mënyrë proaktive një ekzaminim të variantit.
Ndërkohë, një laborator në Itali, me rastin e bërjes së sekuencës së gjenomit, ka zbuluar variantin omikron të koronavirusit. Mostra do të ekzaminohet për konfirmim të mëtejshëm për të caktuar përfundimisht origjinën në B.1.1.529, thonë në Institutin e Lartë të Shëndetit (ISS) në Romë.
Një laborator në Milano kishte sekuencuar gjenomin nga një mostër e një gruaje nga Mozambiku, e cila rezultoi pozitive, përcjell albinfo.ch. Ajo, sipas agjencisë së lajmeve Ansa, kishte mbërritur në Milano disa ditë më parë me avion. Gruaja në fjalë dhe anëtarët e familjes që jetojnë në rajonin jugor italian të Campania janë në gjendje të mirë shëndetësore, thonë në ISS.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar













