Lajme
Konfirmohet edhe zyrtarisht fitorja e PDK-së
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të dielën mbrëma ka kumtuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 12 dhjetorit, ky PDK-ja ka fituar 32.11 për qind të votave, duke garantuar 34 vende të Kuvendin e ardhshëm të Kosovës.
Në vend të dytë radhitet LDK-ja me 24.69 për qind të votave dhe do të jetë e përfaqësuar me 27 deputetë, ndërsa Vetëvendosje ka marrë 12.69 për qind dhe ka siguruar 14 ulëse në Kuvend, AAK-ja me 11.04 për qind të votave ka siguruar 12 deputetë, ndërsa Koalicioni për Kosovën e Re, i udhëhequr nga AKR-ja ka fituar 7.29 për qind të votave dhe ka siguruar tetë vende në Kuvend.
Ndërsa pakicat nuk kanë arritur të sigurojnë ulëse tjera, përveç 20 vendeve të rezervuara me Kushtetutë. Dymbëdhjetë vende kanë fituar subjektet nga radhët e komunitetit serb dhe tetë të tjera subjektet nga komunitetet joserbe.
Në këto zgjedhje kanë votuar 678 893 votues, ndërsa masiviteti ishte 45.29 për qind.Pritet që brenda 24 orëve të ketë ankesa në KQZ-së për rezultatet përfundimtare, ndërsa nëse ka ankesa eventuale, atëherë krejt procedura do të përfundojë deri në fund të javës së ardhshme dhe do të hapte mundësinë e certifikimit të re rezultateve, dhe me këtë të konstituimit të Kuvendit të ri, ku më pas partia fituese do të marrë mandatin që të formojë qeverinë e re të Kosovës.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror











