Lajme
Konfirmohet, nesër rinis dialogu Kosovë-Serbi
do të bisedohet edhe për protokollin teknik për menaxhimin e integruar të kufijve, bashkëpunimin rajonal si dhe zbatimin e marrëveshjeve
Në Bruksel të martën mbahet takimi i radhës i dialogut Kosovë-Serbi. Zyrtarë të Bashkimit Evropian janë angazhuar që të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët rreth bashkëpunimit rajonal.
Zyra e ndërmjetësit Robert Copper i ka njoftuar të dy delegacionet se do të bisedohet edhe për protokollin teknik për menaxhimin e integruar të kufijve, bashkëpunimin rajonal si dhe zbatimit të marrëveshjeve.
Kryeministri, Hashim Thaçi, ka mbështetur modelin, sipas të cilit, Kosova, në nismat rajonale, do të përfaqësohej me Deklaratën e Pavarësisë, opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë si dhe me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.
“Ky model është i balancuar, meqë merr parasysh dy realitetet ekzistuese, atë të Kosovës së pavarur dhe atë të Serbisë që nuk e njeh shtetësinë e saj”, ka deklaruar Thaçi.
Por, kreu i ekipit serb në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, ka thënë se për Serbinë është e papranueshme çdo zgjidhje e cila përmend Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.
Ai ka konfirmuar se ekipi i tij do të udhëtojë në Bruksel për vazhdimin e dialogut, duke theksuar se për Beogradin është e pranueshme zgjidhja ku përmendet Rezoluta 1244 e OKB-së, mendimi këshillëdhënës i GJND-së, por ajo edhe Deklarata për Pavarësinë e Kosovës.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë














