Lajme
Konfiskohen 22 qese me heroinë në Gjilan, arrestohen dy persona
Janë konfiskuar 22 qese apo 1kg e 744.4 gram me substancë narkotike të llojit heroinë, njofton Policia e Kosovës.
Kjo sasi e drogës është gjendur në një shtëpi të një personi në Gjilan.
Përveç këtyre, në shtëpinë e tij janë konfiskuar edhe dy peshore digjitale dhe një veturë.
“Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata është shoqëruar në polici i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e tij dhe e nipit të tij, të dyshuarit mashkull kosovar, ku si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar: dy peshore digjitale, 22 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë në peshë 1 kg e 744.4 gram, dhe një veturë.
Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës Ndërsa në Maqedoninë e Veriut luftohet për këto të drejta bazë, në Zvicër shpesh shohim një... -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C.
Jeta në Zvicër
-
Ndjenja e konsumatorëve zviceranë u përkeqësua për shkak të luftës në Iran Ndjenja e konsumatorëve në Zvicër u përkeqësua ndjeshëm në mars, duke rënë në nivelin më të... -
Zvicër: Shoferi në korsinë e gabuar shkakton përplasje mes dy veturave -
Raport: Zvicra duhet të reformojë sistemin e kujdesit për fëmijët -
Tregu sot, ja sa kushtojnë karburantet në Zvicër pas rritjes së fundit -
Natyralizimi ka ndryshuar “kufirin statistikor” të popullsisë në Zvicër










