Kosova
Konjufca i bindur: UÇK nuk ka arkiva
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka arkiva.
Sipas tij, deklarata e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, është keqkuptuar.
“Jo, kjo mendoj që ka qenë një keqkuptim, është devijuar nga disa. Nuk ka arkiva të UÇK-së, ka arkiva vetëm të Republikës së Kosovës. Ky arkiv është ndërtuar për vite të tëra. Arkiv më i hapur se i Kosovës në botë nuk mendoj që ekziston. S’ka arkiva të UÇK-së”, tha Konjufca.
Sipas Konjufcës, në Kosovë ka vetëm arkiva shtëtërore të Kosovës, të cilat janë të hapura për të gjithë.
“Në Arkivin Shtetëror të Kosovës mund të jenë të dokumentuar edhe pjesë që kanë të bëjnë me luftën tonë të lavdishme të UÇK-së, aty ka incizime të gazetarëve, madje edhe duke kënduar, vetëm këto janë. Krejt kanë dalë në televizonin publik të Kosovës.
Na jemi të hapur, edhe Arkivi Shtëtëror i Kosovës, për tërë botën, s’kemi cka fshehim. Na duhet të themi e kemi vetëm një arkiv dhe krejt bashkësia ndërkombëtare ka qasje në atë arkiv”, tha Konjufca në Klan Kosova.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën












