Kosova
Konjufca: Në Serbi qindra ushtarë po përgatiten për sulm të ri të mundshëm
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka folur mbi tri kushtet e parashtruara nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për dialogun Kosovë-Serbi.
Konjufca në konferencë për media ka thënë se qëndrojnë të vendosur për tri kushtet, derisa ngriti alarm se në Serbi një grup prej qindra ushtarësh po përgatitet për sulm të mundshëm ndaj Kosovës.
“Ne si institucione qëndrojmë të vendosura sa u përket tri kushteve. Le të flasim për atë që është quajtur mosnënshkrimi i marrëveshjes, pikërisht për këtë, Serbia ka marrë pozicionin që nuk respekton marrëveshjen. E dyta, çështja e kryekriminelit Radoiçiqi, ai ndodhet i lirë dhe vepra e tij nga shteti serb po trajtohet më e lehtë se të ishte shkelje trafiku, plotësisht i lirë në Serbi dhe po mbrohet atje”, tha ai,
Tutje, ai ka thënë se kanë informacione për disa përgatitje që po bëjnë disa qytetarë në Serbi, për ndonjë sulm të mundshëm, transmeton albinfo.ch.
“Institucionet tona kanë informacione të sakta se qindra persona po ushtrohen, po përgatiten për ndonjë sulm eventual. Por, ne jemi gjithmonë, dhe institucionet tona të sigurisë janë vigjilente dhe të përballemi me çkado që vjen nga Serbia, dhe me një koordinim edhe me institucionet ndërkombëtare dhe ushtarake që veprojnë në Kosovë”, u shpreh ai.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil Njerëzit në gjendje emergjence që nuk mund të gjejnë strehim akomodohen në disa komunitete me refugjatë... -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër -
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën












