Kosova
Konjufca pret eurodeputetët Reuten dhe Ilçiq, i falënderon për mbështetje
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim eurodeputetët Thijs Reuten dhe Ladislav Ilçiq, pjesë e delegacionit të Parlamentit Evropian dhe Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Konjufca i falënderoi eurodeputetët për vizitën, si dhe u shprehu mirënjohje për kontributin e tyre në kuadër të Komisionit Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim, duke theksuar rëndësinë e madhe të këtij procesi në marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe BE-së, pjesë e rrugës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Eurodeputetët Reuten dhe Ilçiq shprehën mbështetjen ndaj Republikës së Kosovës dhe angazhimin e përbashkët për të avancuar përpara në proceset e eurointegrimeve.
Kujtojmë se ky takim u realizua në prag të nisjes së Takimit të 11-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka konfirmuar se dekada e fundit ka qenë më e nxehta e... -
Rritet kriminaliteti në Graubünden -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve -
Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana













