Kosova
Konjufca priti në takim studentë nga SHBA-ja, u foli rreth historisë së Kosovës
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot priti në takim studentë nga Universiteti Shtetëror i Floridës, përcjell albinfo.ch.
Bëhet e ditur se në kuadër të programeve ndërkombëtare të këtij universiteti, që tashmë për herë të parë përfshijnë edhe Republikën e Kosovës, si vend në listën e partneritetit të universitetit, studentët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijnë në vendin tonë për të njohur të shkuarën dhe aktualitetin nga spektri i të drejtave të njeriut, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Tutje bëhet e ditur se Konjufca në bisedën me studentët e universitetit amerikan foli rreth historisë së Kosovës deri te shpallja e pavarësisë, për kulturën e vendit tonë, çështjet aktuale dhe synimet e integrimeve ndërkombëtare. Po ashtu, theksoi edhe kontributin e madh të SHBA-së në Kosovë dhe rëndësinë e pazëvendësueshme të saj.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau











