Kosova
Konjufca tregon se kur përfundojnë negociatat për formimin e qeverisë
Lëvizja Vetëvendosje nuk heq dorë nga posti i kryeministrit në qeverinë e ardhshme.Pas takimit dy orë e gjysmë mes grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, Glauk Konjufca nga VV tha se mandatari për kryeministër do të jetë prej subjektit që ka fituar më së shumti vota.
“Sa i përket kryeministrit, mendoj që kurrë nuk është kontestuar fakti… Prej atij momenti kur nuk është arritur marrëveshja, ne popullit ia kemi shpjeguar që tash kryeministri zgjidhet prej popullit. Tashmë është e qartë që faktikisht që mandatari për kryeministër do të jetë prej subjektit që ka fituar më së shumti vota”, tha Konjufca.
Ndërsa, për postet ministrore, Konjufca theksoi se ende nuk është caktuar një takim, në të cilën do të diskutohet lidhur me këtë çështje, ndërsa sa i përket përplasjeve të fundit ndërmjet VV dhe LDK, u shpreh se nuk kanë biseduar për këtë çështje.
“Të gjitha këto që kanë dalë janë forma të shprehjes, të cilat as nuk janë diskutuar në këtë takim. Në momentin që dy subjektet politike tona kanë thënë që numri i ministrive do të reduktohet prej 21 deri në 12, ne kemi diskutuar për masat që do të ndërmerren, dhe jo për emrat”, tha ai.
Konjufca ka bërë të ditur se në takimin e sotëm të dyja grupet punuese kanë biseduar enkas për shëndetësinë dhe arsimin, teksa bëri të ditur se kanë caktuar takimin e ardhshëm, ku do të flitet vetëm për politikat sociale, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
“Mund të them që ka qenë një takim, i cili është zhvilluar në një pajtueshmëri shumë të thellë të bashkëpunimit. Është një takim në të cilin kemi pasur pajtueshmërinë më të madhe. Diku për secilën fushë janë trajtuar së paku 10 tema thelbësore dhe në të cilat kemi gjetur pajtueshmëri të plotë. Mund të them që mospajtimet kanë qenë sa i përket çështjeve teknike dhe kohore, se për sa kohë jemi në gjendje t’i realizojmë premtimet”, tha ai.
Në fund Konjufca paralajmëroi se për 10 ditë do të përfundojnë negociatat për formimin e qeverisë së ardhshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029











