Kosova
Krerët shtetërorë të Kosovës, homazhe në Prekaz
Në ditët e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës krerët shtetërorë kanë bërë homazhe në Prekaz.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e Kryekuvendari Glauk Konjufca kanë nderuar Familjen Jashari në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Homazhet e tyre u udhëhoqën nga komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, ku ata vendosën kurora lulesh panë varreve të Jasharajve.
Homzhe në Prekaz bënë edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, që tha se datat 5,6 dhe 7 janë më të rëndësishme. “Datat 5,6 dhe 7 mars shënojnë ditët kur ka lindur liria e Kosovës dhe qytetarëve tanë si çdo shqiptar tjetër e konsiderojmë obligim për të ardhur këtu në Prekazin e lavdisë së familjes Jashari për të treguar respektin tonë të përjetshëm, vlerësimin e pafundmë për sakrificën e tyre titanike e cila i dha drejtim luftës çlirimtare të UÇK që mundësoi edhe masovizimin e radhëve të UÇK-së por edhe rrugën e çlirimit për ta gëzuar lirinë që e kemi sot”, u shpreh Krasniqi, përcjell albinfo.ch.
Edhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka nderuar Familjen Jashari, duke cilësuar datat e epopesë si kthesë e historisë së Kosovës. “Sot nderojmë 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, nderojmë datat 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998 ku në këtë tempull të sotëm ranë heroikisht familja Jashari, komandanti legjendar Adem Jashari dhe në këtë rënie të tyre lindi edhe përpjekja jonë finale për liri, për shtet dhe për pavarësi. Mbi sakrificën sublime të komandantit Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë të rënëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qëndron edhe rrugëtimi jonë i ardhshëm për një shtet të barabartë në mes të vendeve evropiane dhe këtë rrugë në këtë ditë duhet ta kujtojmë gjithnjë edhe si shenjë uniteti të brendshëm por edhe si përpjekje të pashtershme të popullit tonë”, ka deklaruar nga Prekazi, Lumir Abdixhiku, përcjell albinfo.ch.
Në ditën e dytë të Epopesë së UÇK-së edhe Kuvendi i Kosovës do mbajë seancë ceremoniale e fjalime do të mbajnë të tre krerët shtetërorë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse Panairi SheLeads 2026 bashkoi gra të suksesshme sipërmarrëse dhe themeluese nga industri të ndryshme, duke filluar... -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran -
Yllka Zuzaku-Mustafa zgjidhet presidente e Lidhjes së Infermierëve Shqiptarë në Zvicër -
Berlin
Java e Kulturës së Kosovës në Berlin vijon me një film që sjell plagët e luftës -
Refuzimi i “Nismës së Kaosit” dëshmoi se qytetarët zgjodhën faktet mbi politikën e frikës
Jeta në Zvicër
-
Skandal në spitalet e Neuchâtelit: ngacmime psikologjike dhe seksuale në sallat e operacionit Një raport i klasifikuar, i siguruar nga RTS, zbulon se ngacmimi psikologjik dhe ai seksual janë... -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran -
Parlamenti zviceran rihap derën për energjinë bërthamore -
Zvicër: Votohet garantimi i orareve të aeroporteve përballë interesave të tjera













