Kosova
Kurti e konsideron joracional insistimin kundër Kosovës me masa
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se Kosova ka qenë parimore dhe jo kokëfortë në menaxhimin e situatave në vend. Sipas tij Bashkimi Evropian “është mirë që këtë ta pranoj, vlerësoj e mirëkuptoj sa më parë”, shkruan albinfo.ch.
Kurti ka shtuar se BE-ja duhet t’i tërheq sa më parë masat që ka ndërmarrë ndaj Kosovës, teksa ka përmendur se është Serbia ajo që nuk po respekton marrëveshjet për të cilat janë dakorduar.
“Nuk e di se kur do të tërhiqen, besoj se duhet të hiqen sa më parë sepse Kosova është konstruktive, qeveria e Kosovës ka qenë kreative me ide dhe të përkushtuar në dialog, që ka rezultuar me marrëveshjen bazike. Me 27 shkurt ne në Bruksel e kemi realizuar marrëveshjen bazike, që është njohje reciproke de facto. Në marrëveshjen e Ohrit ia bashkëngjitëm edhe një aneks implementimi me 12 pika, por është Beogradi që e ka shkelur këtë. Ne kemi thënë le ta zbatojmë në plotni dhe pa kushte”, ka thënë ai për televizionin e Tetovës, “TV Koha”.
Kryeministri i Kosovës ka deklaruar se kundërshtimet për marrëveshjet nuk vinë nga Kosova, duke shtuar se edhe depërshkallëzimi në veri tashmë në masë të konsiderueshme ka ndodhur, e gatishmëri edhe për zgjedhje të parakohshme ka.
“Nuk është e logjikshme, as racionale të insistohet kundër Kosovës me masa, prej atyre financiare deri te vizitat e nivelit të lartë. Do duhej të hiqeshin dhe letra e mbi 50 parlamentarëve perëndimorë është hapi i duhur në drejtimin e duhur që të përmirësohet qasja ndaj Kosovës dhe të ashpërsohet ndaj Serbisë që nuk distancohet as nga Millosheviqi, as nga Putini”, shtoi ai.
I pyetur nëse vizitat e tij në Komunën e Tetovës dhe Çairit në Maqedoninë e Veriut ishin ndonjë mesazh i fshehtë politik, Kurti ka thënë se ka shkuar vetëm sepse është ftuar e jo për diçka tjetër.
E-Diaspora
-
Suhr (AG): Gruaja nga Maqedonia plagos me thikë foshnjën dhe anëtarët e familjes Një helikopter shpëtimi e transportoi fëmijën me helikopter në spital ndërsa utoambulancat transportuan të rriturit... -
Marigona Qerkezi rikthehet në “Anna Bolena” në Tirol -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Gjermani
Hapet shkolla shqipe në Bischofsheim pranë Wiesbaden-it
Jeta në Zvicër
-
Me 11.9%, Zugu ka më së shumti makina elektrike në Zvicër Kantoni i Cyrihut me 7.0 për qind dhe ai i Lucernë , me 5.8 për qind,... -
Valis: Thyhet rekordi botëror për raclette-n më të madhe -
Rektori i Universitetit të Cyrihut kërkon tarifa më të ulëta për studentët -
GLP refuzon iniciativën “Jo Zvicrës me10 milionë banorë” -
Mbetjet në mirëmbajtjen e hekurudhave zvicerane arrijnë në 9.5 miliardë CHF














