Konkurs për vend pune: Asistent/e Administrative

Data e aplikimit: 18 tetor 2012 – 2 nëntor 2012

Republika e Kosovës – Republika Kosova – Republic of KosovoQeveria – Vlada – Government Ministria e Punëve të Jashtme – Ministarstvo Inistranih Poslova – Ministry of Foreign AffairsAmbasada e Republikës së Kosovës në Zvicër                      

Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër – shpall:K O N K U R S

Për vend të lirë pune:

Pozita: Asistent(e) administrativ(e)

Vendet e punës:  Ambasada e Kosovës në Zvicër  

Kohëzgjatja e kontratës:  Një vit (me mundësi vazhdimi) me një periudhë provuese prej 3 muajsh

Data e aplikimit:   18 tetor 2012 – 2 nëntor 2012

Detyrat dhe përgjegjësitë: Punon nën mbikëqyrjen e Ambasadorit. I/e caktuari/a në këtë detyrë duhet të jetë në gjendje që të kryej detyrat e përgjithshme administrative dhe funksione mbështetëse logjistike, si dhe duhet të ketë njohuri të përgjithshme të punës me kompjuter dhe përgatitjes së dokumenteve. Funksionet specifike përfshijnë, siç vijon: 

♣    Përshëndetje për publikun dhe përcaktimi se çfarë shërbime kërkohen, si duhet të trajtohet kërkesa dhe ofron informata përkatës; ♣    Përgatitja e raporteve dhe korrespondencës së thjeshtë; procesimi i faturave, pagesave për pajisje, licencave dhe formularëve të qeverive mikpritëse, dhe dokumente financiare;♣    Përgatitja e raporteve dhe korrespondencës së thjeshtë; procedimi i faturave, pagesave për pajisje, licencave dhe formularëve të qeverive mikpritëse, dhe dokumente financiare;       ♣    Shërbimi si arkëtar për të pranuar dhe llogaritur pagesat e publikut për shërbimet konsullore, dokumente dhe përkthimet konsullore; ♣    Mirëmbajtja e furnizimeve, vulave dhe pajisjeve te ambasadës në mënyrë të sigurt;   ♣    Procedimi i korrespondencës te zyrës së Ambasadorit dhe dërgimi i përgjigjeve rutinore lidhur me kërkesat e ndryshme;♣    Mirëmbajtja e dosjeve të Ambasadës;♣    Sipas kërkesës së Mbikëqyrësit kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës.      Kualifikimet, shkathtësitë, aftësitë dhe përvoja:♣    Të ketë diplomën e shkollës së mesme;♣    Te jetë shtetas/e e Republikës së Kosovës ( me qëndrim të rregulluar në shtetin pranues) apo shtetase e shtetit pranues;♣    Të ketë njohuri të njërën nga gjuhet zyrtare te Zvicrës, kurse preferohet edhe njohja e gjuhës angleze ♣    Aftësia e dëshmuar për sistemimin dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit, përcaktimin e zgjidhjeve të duhura;♣    Të ketë shkathtësi të dëshmuara dhe efektive të komunikimit me shkrim dhe me gojë në njërën nga gjuhet zyrtare te Zvicrës, kurse preferohet edhe gjuha angleze;♣    Njohuri nga aspekti i aktiviteteve diplomatike;♣    Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme të vet-organizimit, të jetë në gjendje që të krijojë përparësi në mënyrë efektive duke punuar në një ambient nën presion;♣    Të ketë 3 vjet përvojë relevante të punës.

Kandidatët të cilët aplikojnë duhet ti plotësojnë këto kushte, për të hyrë në  rrethin e ngushtë dhe pastaj për të intervistuar.  – CV-në;- Kopjen e letërnjoftimit;- Kopjet e kualifikimit-diplomës;- Dy refernaca të punës dhe një letër motivuese;- Certifikatën nga mjeku për gjendjen shëndetësore;- Certifikatën se nuk janë nën hetime nga autoritetet e shtetit pranues;

Këto dokumente mund të dërgohen përmes postes ne adresën; Ambasada e Kosovës, Amthausgasse 3, 3011 Bernë

Dokumentet i dërgoni fotokopje sepse të njëjtat nuk kthehen.