Shkurt.ch
Konstruktohet makina robot që ngjitet mureve vertikale
Kjo makinë interesante që i kanë vënë emrin «Vertigo» e sfidon forcën e gravitetit
Ekspertë nga universiteti ETH i Cyrihut në bashkëpunim me “Disney research Lab” kanë konstruktuar një makinë robot me katër rrotë që ngjitet pa problem edhe në muret më vertikale.
I shkathtë si një gecko (hardhucë që ngjitet mureve), roboti i vogël kalon pa problem çdo pengesë, sado i rrëpinjtë që të jetë terreni ku lëviz, shkruajnë mediet zvicerane. Kjo makinë interesante që i kanë vënë emrin «Vertigo» e sfidon forcën e gravitetit me ndihmën e dy propelerëve të vendosur në shpinë të saj. Propelerët në fjalë janë të drejtuar veç e veç dhe gjenerojnë presionin i cili e shtyp «Vertigon» të qëndrojë ngjitur me murin ku lëviz.
Pasi që propelerët mund të dirigjohen, roboti ka mundësi që pa problem të ndryshojë pozitën e vet sipas terrenit, nga lëvizja vertikale në atë horizontale, transmeton albinfo.ch.
Sipërfaqet e mureve nuk duhet të jenë të lëmuara për të mundësuar «ngjitjen» e robotit. Mjafton që ai të ketë bateritë e mbushura dhe të lëvizin propelerët, në këtë mënyrë forca e gravitetit nuk ka shanse të veprojë
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil












