Lajme
Konsulentëve për “Kosovën e re” 4 milionë euro
Konsulentët planifikohet të marrin edhe afro 4 milionë euro nga Qeveria e Kosovës për projektin e termocentralit “Kosova e Re”
Zvarritja e këtij projekti ka bërë që të angazhohet një grup i këshilltarëve të transaksionit nga Qeveria e Kosovës, edhe përkundër miliona eurove që janë dhënë nga buxheti dhe nga kreditë e siguruara nga Banka Botërore për konsulentët në të kaluarën, shkruan Koha Ditore.
Grupi i ri i këshilltarëve do të paguhet direkt nga buxheti, pasi që Banka Botërore ka refuzuar të japë kredi të buta për angazhimin e konsulentëve në projektin “Kosova e Re”. Ministria e Zhvillimit Ekonomik më 9 nëntor të këtij viti ka shpallur fitues për të nënshkruar kontratë për shërbime konsulente, konsorciumin e kryesuar nga kompania “Raiffeisen Investment Ag” nga Austria. Pjesë e këtij konsorciumi janë edhe “Grant Thornton”, “RE Gmbh” si dhe “Hunton & Williams”.
Kjo e fundit edhe në të kaluarën kishte punuar deri më tash si këshilltar ligjor i projektit “Kosova e Re”. Kjo kompani kishte qenë bashkëkonsulent i projektit me “Price Waterhouse Coopers”. si dhe “John T. Boyd Company”, dy kompani këto që kanë humbur në garën e sivjetme për këshilltarë transaksioni.
Në njoftimin për dhënie të kontratës, të publikuar në ueb-faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, thuhet se Ministria për Zhvillim Ekonomik si arsye për të shpallur fitues konsorciumin e kryesuar nga “Raiffeisen Investment” ka përmendur çmimin më të ulët, i cili është 3 milionë e 900 mijë euro. Oferta më e lartë, sipas kësaj ministrie, ishte 4 milionë e 705 mijë e 649 euro .
Qeveria e Kosovës planifikon që në vitin 2013 të nisë ndërtimi i termocentralit të ri, i cili ka nisur si projekt para pesë vitesh. Fillimisht ishte paraparë të jetë me kapacitete prej 2 mijë megavatesh, ndërsa tani është reduktuar në 300 plus 300 megavat.
Në garë për ndërtimin e saj aktualisht janë katër konsorciume që ishin kualifikuar nga Komiteti Qeveritar për Privatizim. Komiteti drejtues i këtij projekti pati kualifikuar konsorciumin “PPC/Contour Global LLP” nga Greqia e Britania, “Adan Power e Adani Global” nga India e Indonezia , “AES Electric Ltd e Demir Export AS” nga ShBA-ja e Turqia, si dhe kompaninë “Park Holding” nga Turqia.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












