Gjuha
Konsullata e Kosovës në Cyrih nderon me mirënjohje mësuesit e shkollës shqipe
Disa nga mësuesit e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Kantonin Cyrih janë pritur sot me rastin e 7 Marsit –Ditës së Mësuesit, në Konsullatën e Kosovës në Cyrih. Mësuesve të mbledhur u printe kryetari i LAPSH-it, Nexhat Maloku.
Duke shprehur vlerësimin dhe respektin për misionin fisnik të mësuesve, Konsullja e Kosovës në Cyrih, Shukrije Ramadani, ka deklaruar se me këtë mision ata janë dhe do të mbeten promotorë kryesorë të dijes dhe zhvillimit të ruajtjes së kulturës dhe gjuhës shqipe në mërgatë.
Pikërisht në këtë datë shënohet edhe Epopeja e UÇK–së që përkon me luftën dhe sakrificën e familjes Jashari. Diplomatja Ramadani ka lexuar me këtë rast emrat e dëshmorëve që morën rrugën nga Zvicra për të rënë në altarin e lirisë në Kosovë. Të pranishmit kanë nderuar dëshmorët e rënë në Kosovë me një minutë heshtje.
Duke marrë fjalën edhe shefi i misionit të Konsullatës në Cyrih, Sami Kastrati, u shpreh se ndihej i nderuar të përshëndeste mësuesit për përpjekjet e tyre në organizim të mësimit shqip në diasporë. «Ju jeni themeli i edukimit të fëmijëve shqiptarë në Zvicër, të cilët me atdhedashuri duan vendin e tyre», tha Kastrati.
Edhe Nexhat Maloku, mësues, kryetar i LAPSH-it uroi mësuesit me rastin e 7 Marsit. Ai ka njoftuar se gjatë vizitës së fundit të Vjosa Osmanit, presidentes në detyrë, në Zvicër, është premtuar se një nga prioritetet e qeverisë në ardhje të Kosovës të jetë edhe mësimi plotësues në mërgatë.
Më tej fjalën e mori Kryetari i Këshillit Kantonal të Cyrihut, Naser Ulaj, i cili ka shprehur mirënjohjen për mësuesit që vazhdojnë të japin kontribut gati tri dekada në Zvicër. Në këtë aktivitet, në emër të Konsullatës kosovare, diplomati Kastrati nderoi me mirënjohje mësuesit e shkollës shqipe të mësimit plotësues në Zvicër.








Emrat e heronjeve dhe deshmoreve qe kane kane shkuar nga Zvicra ne Kosove
Shkarko DokumentinE-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











