Lajme
Konsulli i Kosovës në Cyrih thirrje bashkatdhetarëve për regjistrim
Vigan Berisha – konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih u ka bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve kudo në Zvicër, me theksë të veçantë atyre nga Cyrihu që të regjistrohen në ReKos 2024, shkruan albinfo.ch.
Të dashur bashkatdhetarë!
Regjistrimi i popullsisë së Kosovës po vazhdon. Dhe PËR HERË TË PARË, ju do të keni mundësi që të regjistroheni nga Zvicra online.
Qeveria e Kosovës ka krijuar platformën e-Diaspora, që ka për synim të ju mundësojë juve, kudo që jeni, të qaseni në shërbime digjitale. Përmes kësaj platforme ju do të keni mundësi që të regjistroheni si qytetarë të vendit tuaj – Kosovës, pa pasur nevojë për prezencën fizike dhe vetëm brenda 10 minutave.
Klikoni në faqen e-Diaspora, https://ediaspora.rks-gov.net/ dhe vazhdoni te butoni Regjistrohu. Pasi të ofroni të dhënat e juaja, ju përfundoni regjistrimin dhe mund të vazhdoni për të shtuar edhe anëtarët e familjes tuaj.
Të dashur bashkatdhetarë, ju jeni pjesë e pandashme e Kosovës.
Afati i fundit për regjistrim është data 17 maj 2024 andaj nxitoni e regjistrohuni.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës Interesi për Zvicrën rritet mes elitave të Dubait, jo vetëm si vend për investime financiare,... -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues














