Bota
Konsulli i nderit në Liban: Shqiptarët janë mirë
Katastrofa e Bejrutit po krahasohet me atë të Çernobilit. Shkaku që çoi në shpërthimin apokaliptik nuk është konfirmuar, por zyrtarë të lartë ushtarakë në vend dyshojnë se mund të bëhet fjalë për një sulm. A2 bisedoi në telefon me konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban, zotin Marc Ghorayeb.
“Deri më tani nuk ka informacione zyrtare. Ish-zyrtarë të lartë të ushtrisë besojnë se bëhet fjalë për një sulm, ka gjithashtu zëra për se shpërthimi është shkaktuar nga raketa. Këtë e thonë edhe disa dëshmitarë në vendin e ngjarjes. Shpërthimi ishte i ngjashëm me atë të Çernobilit, dhe ka pikëpyetje të mëdha mbi renë e kuqe të tymit që u ngrit mbi fabrikë. Na informuan dje se reja e tymit ishte e rrezikshme dhe na u kërkua të bënin dush menjëherë. Edhe zyrat tona janë në gjendje të keqe, pasi vala e tronditjes ishte e madhe dhe të gjitha godinat në një rreze prej 20 km janë dëmtuar. 500 mijë deri në 600 mijë familje kanë mbetur të pastrehë”, u shpreh ai.”
Në Liban jetojnë edhe një sëre familjesh shqiptare, disa prej të cilave vetëm 20 km larg Bejrutit. Por konsulli na siguron se të gjithë janë shëndoshë e mirë. “Fatmirësisht shqiptarët nuk janë prekur nga tragjedia, e nuk ka vdekje në radhët e tyre. Janë disa familje shqiptare që jetojnë në Beka’, rreth 20 kilometra larg Bejrutit, dhe të tjera që jetojnë në veri, në Tripoli. Por fatmirësisht janë mirë”, përcjell albinfo.ch.
Bejruti ka rënë, thotë konsulli Ghorayeb, ndërsa përmend se në port gjendeshin rezerva të konsiderueshme ushqimore dhe medikamente.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41













