Lajme
Kontrata kolektive, nga viti 2015
Zbatimi i kësaj marrëveshjeje pritet që të fillojë në janar të vitit 2015, periudhë kjo që lë hapësirë për dyshime për mundësinë e zbatimit të saj
Ka kohë që në Kosovë është paralajmëruar marrëveshja kolektive por ajo është miratuar vetëm tash së fundi nga Qeveria e Kosovës. Kontrata e përgjithshme Kolektive do të rregullojë raportet në mes punëdhënësit dhe punëmarrësit dhe njëherësh do të eliminojë shumë shkelje të të drejtave të punëtorëve të sektorit privat, konsiderojnë përfaqësues të komunitetit të biznesit.
Por, zbatimi i kësaj marrëveshjeje pritet që të fillojë në janar të vitit 2015, periudhë kjo që lë hapësirë për dyshime për mundësinë e zbatimit të saj, thonë përfaqësues të punëtorëve të sektorit privat, shkruan radio Evropa e Lirë.
Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, shpreh dyshime se nënshkrimi i Kontratës Kolektive, pak kohë para zgjedhjeve të përgjithshme, ka qëllime politike dhe jo ekonomike.
Ai, madje, thotë se kjo marrëveshje mund të ketë fatin e Kontratës Kolektive të vitit 2005, afati i së cilës ka skaduar pa u zbatuar asnjëherë.
“Është një dyshim, nëse Qeveria ndërrohet dhe në pushtet vjen një parti tjetër politike, atëherë ajo mund të arsyetohet se kjo kontratë ka një ngarkesë buxhetore dhe nuk ka mundësi zbatimi. Pse Qeveria u ngut aq shumë? Nëse zgjedhjet janë edhe dy-tre muaj, pse të nënshkruhet në këtë kohë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në vitin 2005, kur është bërë nënshkrimi i Kontratës Kolektive, do të thotë është nënshkruar dy-tre muaj para se të mbahen zgjedhjet. Për këtë dyshoj se më tepër janë përfitime për pikë politike”, thotë Azemi.
Por, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, për Radion Evropa e Lirë, thotë se periudha nga janari 2015, siguron zbatim të përgjithshëm të Kontratës Kolektive, pasi gjatë kësaj periudhe, thotë ai, do të zhvillohet fushatë sensibilizuese për informimin të gjitha kompanive private dhe publike.
“Tashmë është pak komplekse që të fillojmë implementimin menjëherë, ndërsa deri më 1 janar 2015 mund t’i informojmë të gjithë punëmarrësit”, thekson Rashiq.
Në anën tjetër, palët nënshkruese të kësaj kontrate, Qeveria e Kosovës, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Aleanca Kosovare e Biznesit, janë shprehur optimiste për mundësinë e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.
Agim Shahini, udhëheqës i Aleancës Kosovare e Biznesit, thotë se marrëveshja, e cila është zbatuar në mënyrë vullnetare nga punëmarrësi, tashmë do të jetë obligative.
“Kjo ndërton raportet e pagës, shujtës së ushqimit, pushimit vjetor, pushimit të festave, kohëzgjatja e orarit apo festave të ndryshme, orarit të natës dhe të gjitha këto janë të përfshira në këtë marrëveshje kolektive, duke përfshirë edhe shpërblimet jubilare, por edhe pensionet”, deklaron Shahini.
Edhe disa pronarë të kompanive private pohojnë se janë të gatshëm të zbatojnë Kontratën Kolektive, edhe pse thonë se rrit koston financiare të kompanive.
Kompania “Pestova”, në Vushtrri, që merret me prodhimin dhe përpunimin e patates, ka 125 punëtorë të rregullt dhe shumë të tjerë sezonalë.
Bedri Kosumi, pronar i kësaj kompanie, thotë se zbatimi rrit koston financiare, por megjithatë ai shprehet i gatshëm që ta zbatojë kontratën kolektive.
“Vlerësoj se gjithçka do të shkojë mirë. Do të jetë më mirë edhe për ne si kompani, por edhe për punëtorë. E di se do të jetë një ngarkesë financiare, por megjithatë do të rritet efikasiteti i punëtorëve”, shprehet Kosumi.
Kompania tjetër “Frutex” nga Suhareka, numëron mbi 60 punëtorë. Pronari Shaqir Palushi,thotë se punëtorët janë të mbrojtur me Ligjin e Punës. Ai ndërkaq, konsideron se edhe Ligji edhe Kontrata Kolektive, do të sjellin implikime buxhetore për kompaninë e tij.
“Në radhë të parë është fjala te pushimi i lehonisë, pasi në kompaninë tonë mbi 20 për qind të të punësuarave, janë të gjinisë femërore dhe kjo është pika më kontestuese ku do të ketë implikime buxhetore në kompaninë tonë”, përmend Palushi.
Sidoqoftë, me rastin e nënshkrimit të Kontratës Kolektive, kryeministri Hashim Thaçi, ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës do të jetë garantuese e zbatimit të kësaj marrëveshjeje dhe do të sigurojë përmbushjen e të drejtave, që ju takojnë punëtorëve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











