Kosova
Kontrolle rigoroze të mishit nga Brazili që shitet në Kosovë
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUV) ka njoftuar se ka intensifikuar masat e kontrollit për të gjitha importet e produkteve të shpendëve që vijnë nga Brazili, pas shpërthimit të sëmundjes Newcastle në rajonin Rio Grande do Sul të Brazilit.
Ministria e Bujqësisë dhe Blegtorisë e Brazilit ka shpërndarë një njoftim për disa shtete, përfshirë Kosovën, për pezullimin e përkohshëm të certifikimit për eksportet e mishit të shpendëve.
“AUV ka urdhëruar menjëherë rritjen e masave të kontrollit për të gjitha ngarkesat që vijnë nga Brazili, duke përfshirë një kontroll të detajuar të çdo ngarkese. Këto masa janë të dizajnuara për të siguruar përputhshmërinë me rregullat ligjore dhe për të eliminuar çdo dyshim rreziku në lidhje me shpërthimin e sëmundjes Newcastle. Njoftimi i autoritetit brazilian përfshin edhe Republikën e Kosovës dhe synon të garantojë transparencë në tregtimin e produkteve të shpendëve. Pezullimi i certifikimit është një masë ndërkombëtare që garanton sigurinë e produkteve dhe përmbushjen e kërkesave të sigurisë. Produktet e prekura përfshijnë mishin e shpendëve të freskët, të ftohtë ose të ngrirë që tregtohen në rajon, përfshirë Kosovën. Masat e kontrollit do të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare të tregtimit të produkteve ushqimore”, thuhet në njoftimin e AUV.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti













