Lajme
Koordinohen për ndërmarrjet e vogla
Iniciativa paraqet një bashkëpunim të institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve private në vlerësimin e projekteve
Agjencia për Mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ka organizuar tryezë të rrumbullakët me temën “Iniciativa e Ballkanit Perëndimor për Konkurrencë Regjionale”.
Tryeza pati për qëllim shqyrtimin e 16 shembujve të pilot-projekteve potenciale, që do të ndihmonin ndërmarrjet dhe afaristët kosovarë për të qenë konkurrues në tregun e gjithëmbarshëm.
Kjo iniciativë paraqet një bashkëpunim të institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve private në vlerësimin e projekteve, shkruan Telegraf.
Të pranishëm në tryeze ishin përfaqësues të institucioneve qeveritare, donatorë, përfaqësues të komunitetit të biznesit nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane, afaristë dhe përfaqësues të institucioneve arsimore.
Në këtë takim u arrit të bëhet përzgjedhja e projektit “Shqyrtimi i kornizës së politikave gjithëpërfshirëse për inovacionet”.
Përmes këtij projekti synohet të arrihet një kornizë për themelimin e një shoqate apo organi për koordinimin e politikave në sferën e inovacioneve.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari– Lila, ka theksuar se kjo iniciativë pason diskutimet e zhvilluara para disa muajsh për hapat e ardhshëm dhe format e bashkëpunimit në këtë çështje, sidomos në ngritjen e kapacitetit të personelit në institucione dhe ndërmarrje vendore.
Iniciativa e Ballkanit Perëndimor për Konkurrencën Rajonale është një projekt i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik OECD që financohet nga Komisioni Evropian.
Ky projekt ka për qëllim përkrahjen e aftësive konkurruese afatgjate të rajonit përmes punës në zhvillim të kapitalit njerëzor dhe forcimit të kapaciteteve inovative.
E-Diaspora
-
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë Familjarët kujtojnë jetët e tyre si shembull për përkushtim, dashuri dhe sakrificë për familjen... -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












